Në informimin e përditshëm, të mërkurën paradite, zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli informoi se harta e personave të prekur është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Krujë, me një person të prekur.
Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1041 persona, ku:
– 146 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 17 janë shëruar,
– 5 kanë vdekur,
– 72 persona janë të shtruar në spital,
– 4 prej tyre janë në terapi intensive,
– 3 janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.
Përhapja e koronavirusit deri më 25 mars është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 83 persona;
— Në Durrës: 9 persona;
— Në Fier: 14 persona,
— Në Lushnjë: 4 persona;
— Në Elbasan: 3 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 4 persona;
—Në Korçë: 11 persona;
— Në Vlorë: 5 persona;
— Në Shkodër: 3 person;
— Në Lezhë: 4 person;
— Në Has: 2 persona;
— Në Berat: 1 person
— Në Krujë: 1 person.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.