COVID-19, 44 të shëruar, 11 viktima, 223 të infektuar në Shqipëri

COVID-19, 44 të shëruar, 11 viktima, 223 të infektuar në Shqipëri


11 persona të tjerë, të infektuar me COVID-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 223 të infektuar.

Një 79-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë të hënën paradite në spitalin infektiv pas 18 ditësh i shtruar. Në informimin e përditshëm nga Instituti i Shëndetit Publik, Albana Fico njoftoi se i moshuari ka pësuar infarkt kardiak.

Në 24 orët e fundit janë testuar 90 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1526 persona, ku:

– 223 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 44 janë shëruar,

– 11 kanë vdekur,

– 74 persona janë të shtruar në spital,

– 7 prej tyre janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Përhapja e koronavirusit deri më 30 mars është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 124 persona;

— Në Durrës: 14 persona;

— Në Fier:  23 persona;

— Në Lushnjë: 4 persona;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona;

— Në Korçë: 14 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 7 persona;

— Në Lezhë: 5 persona;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person;

— Në Krujë: 5 persona;

— Në Tropojë: 5 persona;

— Në Pukë: 3 persona;

— Në Mirditë: 1 person.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0