Prej ditës së sotme ka nisur rivlerësimi i pasurive përmes procedurave të aplikimnit tashmë edhe online. Procedurat e aplikimit janë: përmes sporteleve të Agjencisë së Shërbimeve të Integruara ose online në platformën e-Albania.
Artan Lame, drejtori iAgjencisë Shtetërorë të Kadastrës, ka theksuar gjatë një dalje për shtyp se afati nga dorëzimi i kërkesës deri në mbylljen e procedurës do të zgjatë 5 ditë”. Gjatë këtyre dy muajve shkurt dhe mars, prioritet do të kenë personat që kanë shtëpi në në shitje ose kërkojnë që të lenë pasurinë kolateral në bankë.
Sipas tij, “Përgjatë muajve Shkurt dhe Mars do të kryhen procesi i rivlerësimit për ata qytetarë që ju shërben në kuadër të ndjekjes së procedurave të tjera emergjente, si vendosja e pronës në bankë si kolateral apo me qëllim shitjen e pronës së tyre”.
Lame tha se procesi i rivlerësimit kësaj radhe do të ketë dy risi: Do të realizohet nëpërmjet aplikimeve online, duke shkurtuar burokracitë për qytetarët. Do të aplikohet edhe për pasuritë e legalizuara që janë në proces regjistrimi në Kadastër.
Kjo është hera e katërt që krijohet mundësia e rivlerësimit të pasurisë në formë të lehtësuar. Deri në fund të muajit Gusht qytetarët mund të paguajnë 3% të vlerës së pasurisë, nga 15% që normalisht në ligjështë aktualisht në ligj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.