Fondacioni Bill & Melinda Gates do të dhurojë deri në 20 milionë dollarë. Ato menjëherë do të shkojnë drejt zbulimit, izolimit dhe trajtimit të virusit vdekjeprurës me qëllim përmbajtjen e tij, tha bamirësi me bazë në Seattle.
Lexo: Twitter do të ndryshojë kërkimet për dezinformimin nga koronavirusi
Fondacioni tha që këto fonde do të shkojnë në organe “shumëpalëshe” të tilla si Qendrat e Sh.B.A për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizatën Botërore të Shëndetit, e cila të mërkurën bëri thirrje për 675 milionë dollarë për të ndihmuar në adresimin e virusit ndërkombëtarisht.
Autoritetet shëndetësore në Kinë, epiqendra e shpërthimit dhe vendet e tjera me raste të konfirmuara gjithashtu do të mbështeten, tha bamirësi. “Shpresa jonë është që këto burime të ndihmojnë në katalizimin e një reagimi të shpejtë dhe efektiv ndërkombëtar,” tha Drejtori i Përgjithshëm i Fondacionit Gates, Mark Suzman. “Kjo përgjigje duhet të udhëhiqet nga shkenca, jo nga frika, dhe ajo duhet të bazohet në hapat që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndërmarrë deri më sot.”
Fondacioni do të vendosë gjithashtu deri në 60 milionë dollarë drejt përshpejtimit të zhvillimit dhe testimit të vaksinave për Koronavirusin, për të cilin tha se do të jetë thelbësore për të parandaluar më shumë vdekje nëse sëmundja vazhdon të përhapet për disa muaj.
Deri në 20 milionë dollarë do të shkojnë tek autoritetet shëndetësore në Azinë e Jugut dhe Afrikën Sub-Sahariane, të cilat janë goditur veçanërisht shumë nga epidemitë e fundit, sipas fondacionit. Fondet do të ndihmojnë zyrtarët të izolojnë dhe trajtojnë rastet e konfirmuara, të forcojnë qendrat e operacioneve të urgjencës dhe “të zbatojnë përpjekje efektive të mbikëqyrjes së sëmundjeve”.
Lexo: Kërkimet për vaksinën e koronavirusit. Jack Ma dhuron 14 milionë dollarë
Angazhimi i 100 milionë dollarëve i Fondacionit Gates përfshin 10 milionë dollarë për të luftuar shpërthimin deri në fund të muajit të kaluar, tha ai. Bamirësi bashkë-kryesohet nga bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili është njeriu i dytë më i pasur në botë me një vlerë neto prej 117 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg dhe gruaja e tij, Melinda, ish menaxhere e përgjithshme e Microsoft.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.