Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt, lançohet projekti CyberCorner

 Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurt, lançohet projekti CyberCorner


 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe me mbështetjen e Raiffeisen Bank dhe Telekom Albania, lançuan projektin inovativ #CyberCorner në bibliotekën “Hamit Beqja”, pranë Njësisë Administrative Nr.8, Tiranë.

Përdorimi në rritje i internetit nga fëmijët dhe të rinjtë kohët e fundit ka rritur gjithashtu edhe rrezikun që ofron përdorimi i pasigurt i tij. Gjithashtu, komunikimet elektronike çdo ditë e më shumë po bëhen pjesë e rëndësishme e të gjitha zhvillimeve të shoqërisë mbarë botërore. Ndërtimi i besimit në mjedisin online, është çelësi për zhvillimin ekonomik dhe social, pasi mungesa e besimit, në veçanti për shkak të mungesës së perceptuar të sigurisë juridike, i bën konsumatorët të hezitojnë për të kryer transaksione në rrugë elektronike dhe të miratojnë shërbime të reja.

Projekti synon rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë e fëmijëve në Internet dhe aftësimi i tyre për përdorimin e e-shërbimeve në ambientet tashmë multifunksionale të bibliotekës “Hamit Beqja”. CyberCorner do të ofrojë për fëmijët dhe të rinjtë mundësi për njohuri të thelluara mbi tematikat aktuale dhe sensitive, si: përdorimi i internetit të sigurt, kodimi, radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, shërbimet elektronike publike. Për secilën nga këto tema janë hartuar module, si dhe janë instaluar pajisje kompjuterike, me të cilat mund të ndërveprohet gjatë qëndrimit në ambientet e bibliotekës dhe do të organizohen nëpërmjet workshopeve nga ekspertët e AKCESK.

Lexo këtu: Siguria e fëmijëve në internet. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri bën marrëveshje me Google

Në fjalën përshëndetëse, Drejtori i përgjithshëm i AKCESK Znj. Vilma Tomço theksoi se “Dita e Internetit të Sigurt na jep mundësinë unike për të promovuar sigurinë në internet, të frymëzojmë fëmijët dhe të rinjtë që të shfrytëzojnë entuziazmin dhe kreativitetin e tyre dhe t’i mbështesim ata për të ndërtuar përvoja pozitive në Internet. Është frymëzuese të shohësh kaq shumë organizata dhe individë të ndryshëm të mblidhen sot për të ndërtuar një internet më të mirë. Ndërgjegjësimi i qytetarëve për përdorimin e Internetit të sigurt është një angazhim i kthyer në traditë nga Autoriteti në bashkëpunim edhe me organe të tjera përgjegjëse, për edukimin e fëmijëve në mjedisin online. Vetëm duke punuar së bashku Qeveria, industria, prindërit, shkollat dhe komunitetet mund të promovojnë avantazhet e Internetit, duke zvogëluar rreziqet që burojnë prej tij.”

Administratori i njësisë bashkiake nr. 8, z. Dritan Dango u fokusua tek angazhimi i Bashkisë për zhvillimin e qendrave multifunksionale. Të orientojmë fëmijet dhe të rinjtë drejt shfrytëzimit të këtyre qendrave duke i sjellë pranë librit dhe teknologjisë njëkohësisht, si një mjet i domosdoshëm për edukimin e tyre.

Drejtoresha e PR dhe Marketing në Raiffeisen Bank Znj. Greta Lekaj theksoi bashkëpunimin me AKCESK, duke vlerësuar CyberCorner si një inovacion të fushës dhe shembull të përgjegjësisë sociale të organizatës, për një edukim cilësor të brezit të ri. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim iniciativa të tilla, të cilat kontribuojnë në edukimin dhe zhvillimin e nxënësve sepse ne besojmë që ju jeni ardhmja, ju jeni ata që do të kontribuoni në zhvillimin e mëtejshëm të vendit”.

Përfaqësuesi i Telekom Albania, Z. Verdi Norja, vlerësoi iniciativën inovative të AKCESK, e cila përmbush objektivat e Telekom gjithashtu, për një mjedis të sigurt online për fëmijët dhe të rinjtë. Të përdorim sa më shumë hapësira publike për ndergjegjesim dhe edukim të fëmijëve dhe të rinjve, nëpërmjet teknologjisë së informacionit, për një internetit të sigurt për ta!

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0