BERZH miraton strategjinë e re për Shqipërinë

BERZH miraton strategjinë e re për Shqipërinë


Bordi i Drejtorëve i BERZH-it ka miratuar strategjinë e re për Shqipërinë, e cila përcakton kuadrin e punës së Bankës në vend për periudhën 2020-2025.

Dokumenti, i këshilluar me autoritetet dhe publikun e gjerë në Shqipëri, identifikon prioritetet e BERZH-it si investitor dhe si partner në angazhimet e politikave në vitet në vijim. Banka vijon ta konsiderojë dhe ta mbështesë përafrimin gjithëpërfshirës me BE-në si shtysën kryesore të jashtme për reformat në vend, duke përfshirë forcimin e mirëqeverisjes dhe sundimit të ligjit.

Lexo: BERZH financon 50 milionë dollarë për konektivitetin e rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri

BERZH është një bankë shumëpalëshe që promovon zhvillimin e sektorit privat dhe nismat sipërmarrëse në 38 ekonomi në tre kontinente. Banka është në pronësinë e 67 vendeve si dhe të BE-së dhe EIB-së.

Investimet e BERZH-it kanë si qëllim që ekonomitë në rajonin e vet të bëhen konkurruese, përfshirëse, të mirë qeverisura, të gjelbra, dhe të integruara. Ju mund t’I ndiqni në internet, Facebook, LinkedIn, Instagram, Twitter dhe YouTube.

Me qëllim përshpejtimin e përafrimit me nivelin e të ardhurave të BE-së, Shqipëria duhet të rrisë prodhimtarinë, duke zhvendosur modelin e rritjes prej konsumit drejt investimeve dhe eksporteve, veçanërisht duke pasur parasysh zhvillimet jo të favorshme demografike.

Nevojitet një klimë e përmirësuar biznesi, për të mbështetur diversifikimin dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte, sidomos në sektorë si turizmi, prodhimi dhe agrobiznesi, për të mundësuar një rritje ekonomike të qëndrueshme.

Për trajtimin e këtyre sfidave si edhe për promovimin e integrimit rajonal, BERZH do të përqendrohet në prioritetet e mëposhtme strategjike, për Shqipërinë gjatë periudhës 2020-2025:

  • Mbështetje për përmirësimin e qeverisjes ekonomike në të gjithë ekonominë;
  • Përmirësim i konkurrueshmërisë dhe gjithëpërfshirjes së sektorit privat përmes qasjes më të madhe në financim dhe aftësi;
  • Përforcim i diversifikimit të energjisë dhe tranzicionit drejt niveleve të ulëta të karbonit në kuadër të Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Lexo: BERZH mbështet bujqësinë përmes Raiffeisen Bank Albania 

Deri tani, BERZH ka investuar mbi 1,4 miliard Euro në 97 projekte në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0