BERZH financon 50 milionë dollarë për konektivitetin e rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri - Business Magazine Albania

BERZH financon 50 milionë dollarë për konektivitetin e rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri


Ministria e Financave dhe Ekonomisë nënshkroi me Bankën Europiane për Rindërtim Marrëveshjen për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri.

Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj dhe drejtori i BERZH-it për Shqipërinë, z. Matteo Colangeli, ndërsa do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Programi parashikon dhënien e një shume prej 50 milionë dollarëve, në formën e huasë, për përmirësimin e infrastrukturës në tri akse rrugore lokale në vendin tonë që prekin zonën Vlorë-Orikum; Shëngjin-Velipojë dhe Librazhd-Bulqizë.

Ministrja Denaj vlerësoi marrëveshjen e firmosur me BERZH dhe tha se qeveria shqiptare është e angazhuar në përmbushjen e prioritetit të saj për të rritur aksesin drejt zonave rurale, jo vetëm nga qytetarët e turistët, por edhe nga investitorët e huaj, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik të tyre dhe në rritjen e punësimit.

“Këto tre akse janë pjesë e kësaj marrëveshje huaje, por janë pjesë e një programi më të gjerë të kontektivitetit rajonal dhe lokal, i cili nuk do të sjellë vetëm një përmirësim të shtuar të akseve në aspektin e transportit por, mbi të gjitha, do të zgjerojë mundësitë e zhvillimit ekonomik në këto zona. Ky është një prioritet i qeverisë shqiptare, për të bërë zonat rajonale e zonat rurale më të aksesueshme për individët, turistët dhe mbi të gjitha për investitorët vendas dhe të huaj, të cilët në këto zona do të mundësojnë jo vetëm marrjen e shërbimeve të duhura, por njëkohësisht do të krijojnë mundësinë e një zhvillimi ekonomik dhe punësimi akoma më të gjerë”, u shpreh znj. Denaj.

Drejtori i BERH për Shqipërinë, z. Colangeli, tha se nënshkrimi i marrëveshjes konfirmon bashkëpunimin shumë të mirë me qeverinë shqiptare për modernizimin dhe zgjerimin e rrjetit rrugor të vendit tonë, ndërkohë që investimi i parashikuar do të ndikojë në përmirësimin e ekonomisë lokale. Mendoj qe këto investime janë të rëndësishme pasi shërbejnë dhe ndikojnë në përmirësimin e ekonomive lokale, në zonat që do të përfitojnë nga mundësi më e mirë ndërlidhjeje, veçanërisht për fushën e turizmit, i cili për ne është gjithashtu një sektor prioritar për investimet. Do të doja gjithashtu të nënvizoja se investimet në infrastrukturë kanë të bëjnë me rritjen e standardeve, përmirësojnë mjedisin, aspektet sociale, sigurinë rrugore, ndërhyrje që janë maksimizuar në detajet teknike të këtyre projekteve”, u shpreh z. Colangeli.

Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i FSHZH, z. Dritan Agolli, i cili ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, falënderoi BERZH dhe MFE dhe u shpreh se: “Të tre projektet janë me standarde nga të lartë, pasi kanë marrë në konsideratë edhe standardet mjedisore, veçanërisht zona e Shëngjin – Velipojës, ku projekti ka parashikuar marrjen e masave të duhura për mbrojtjen mjedisore, pasi kalon në një zonë shumë të veçantë natyrore”.

Tre segmentet rrugore që parashikohen të financohen nëpërmjet Projektit janë:

  1. Rehabilitimi i Rrugës Ekzistuese Uji i Ftohtë – Orikum, ku pjesë e rehabilitimit të këtij segmenti do të jetë edhe ndërtimi i dy bypass-eve që do të përmirësojnë qarkullimin (10.7km);
  2. Ndërtimi i rrugës Shëngjin – Velipojë (12.4 km);
  3. Sistemim dhe asfaltim i rrugës Zgosht – Ura e Çerenecit (47.1).

Objektivi i këtij projekti është përmirësimi i infrastrukturës rrugore për krjimin dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të zonave të gjendura në bashkitë Vlorë, Lezhë, Shkodër, Librazhd dhe Peshkopi, si rezultat i përmirësimit të potencialit të tyre turistik dhe zhvillimit të mëtejshëm të bujqësisë. Sektori i bujqësisë dhe ai i turizimit, përfaqësojnë dy sektorë kryesorë në drejtim të punësimit dhe rritjes ekonomike në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0