BERZH mbështet Raiffeisen Bank Albania 

BERZH mbështet bujqësinë përmes Raiffeisen Bank Albania 


Raiffeisen Bank Albania  mbështetet me portofol kredish deri në 35 milionë euro për agrobiznesin nga BERZH. Kështu Raiffeisen bëhet partneri i pestë i BERZH në Programin për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri. Ky program u krijua në vitin 2016 dhe duke filluar nga ky vit bashkëpunimi do të rrisë mundësitë e financimeve për agrobizneset, veçanërisht në zonat më të privuara.  Programi gjithashtu siguron Mbulimin për Humbjet e Para, një kontribut i qeverisë shqiptare. Agrobiznesi është një sektori rëndësishëm i ekonomisë shqiptare pasi siguron punësim për rreth 50 për qind të popullsisë në zonat rurale dhe përbën rreth 20 për qind të GDP-së së vendit.

Pavarësisht kësaj, ai mbetet pak i  shërbyer nga institucionet financiare. Huatë për këtë sektor zënë vetëm 2% të portofolit të kredive në ekonomi. I prezantuar nga BERZH dhe qeveria shqiptare në vitin 2016, Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri synon adresimin e këtij problemi duke përmirësuar mundësitë për financim për agrobizneset vendase përmes huave të dedikuara për sektorin ose ndarjes së riskut të kredive. Raiffeisen Bank Albania është partneri i pestë i BERZH që i bashkohet programit.

Lexo: 150 ndërmarrje pjesë e programit të këshillimit të BERZH

Matteo Colangeli, Drejtori i BERZH në Shqipëri, theksoi rëndësinë e programit,të ardhur pikërisht në një kohë kur agrobizneseve ju nevojitet mbështetje nga sistemi bankar për të përfituar sa më shumë nga grantet e BE për zhvillimin rural nën programin më të fundit të IPARD. “Ne jemi të lumtur që Raiffeisen Bank ju bashkua BERZH dhe qeverisë shqiptare në Programin për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri” deklaroi ai. “Ky është gjithashtu projekti i parë i BERZH dhe Raiffeisen në Shqipëri dhe shënon nisjen e një bashkëpunimi që shpresojmë të zgjerohet edhe në fusha të tjera”, tha Elona Koçi, anëtare bordi për Biznesin me Korporatat dhe Bizneset e Vogla (SE).

Ajo shtoi se, “Ne shohim potencial për zhvillimin e këtij sektori dhe besojmë se mbështetja e ofruar nga BERZH dhe qeveria shqiptare përmes këtij programi do të gjenerojë dukshëm një vlerë të shtuar në këtë sektor. Kreditë do të mbulojnë nevojat për  investime dhe kapital në përputhje me nevojat e SME-ve dhe do të rrisë pozitat e tyre konkuruese përmes realizimit të objektivave strategjike”.

BERZH ka investuar 1, 3 miliardë euro në 87 projekte në Shqipëri me fokus në zhvillimin e sektorit privat, rritjen e frymës së sipërmarrjes në ekonomi, përmirësimit të infrastrukturës dhe burimeve të energjisë dhe investimeve të gjelbra. Në vitin 2018, investimet totale të BERZH në Ballkanin Perëndimor arritën shifrën e 1 miliard euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0