Apple ndikohet nga virusi Corona, përgatisni biznesin tuaj

Apple ndikohet nga virusi Corona, përgatisni biznesin tuaj


Nëse kjo mund t’i ndodhë Apple, mund t’i ndodhë çdo kompanie

Për shumicën prej nesh, shpërthimi i COVID-19, i njohur si virusi Corona, duket sikur nuk mund të arrijë tek ne. Ne e dimë që është i vërtetë, por nëse nuk keni lidhje direkte me dikë që është ndikuar prej tij, mund të jetë e vështirë t’a kuptosh kontekstin e vërtetë. Gjitashtu, mund të anashkalohet ndikimi i madh global që ka ky virus.

Ndikimi është duke u bërë më i prekshëm për kompanitë nëpër botë, tani që Apple është kompania e parë teknologjike në Amerikë që po pranon se nuk do të realizojë pritshmëritë që kishte, si pasojë direkte e shpërthimit të virusit.

Në rastin e Apple, kompania thotë se pret të hasë pengesa përsa i përket furnizimit dhe kërkesës. Të gjitha dyqanet e saj në zonat e prekura nga virusi janë mbyllur, duke mbyllur kështu një burim të rëndësishëm të shitjeve në Kinë, një nga tregjet më të rëndësishme të kompanisë. Ndërkohë që Apple nuk thotë sesa pret që të humbë nga shitjet, më herët kishte parashikuar të ardhura nga 63-67 miliardë dollarë për tremujorin aktual.

Lexo këtu: Kongresi Botëror i Celularëve u anulua, shpërthimi i virusit Corona e bën “të pamundur” konferencën

Apple jo vetëm pohon që do të ketë ulje në shifra këtë tremujor, por thotë se do ketë shkurtime të iPhone-ëve për shkak të zvogëlimit të kapacitetit furnizues nga Kina. Ndërkohë që kompania thotë se furnizuesit janë të hapur, prodhimet kanë rënë më shumë sesa Apple kishte parashikuar.

Dy nga objektet më të rëndësishme të prodhimit të kompanisë ndodhen në Wuhan, por kompania thotë se do hartojë një plan për të kompensuar prodhimin e humbur. Ky ngadalësim vjen pasi është përfolur se Apple do të lançojë një model me kosto të ulët muajt e ardhshëm. Duke qenë se vrulli i shitjeve të iPhone ka rënë vitet e fundit, është e vështirë të kuptohet arsyeja pse kompania synon të ketë çmime të ulta për të njëjtat modele.

Apple nuk është biznesi i vetëm që pret të ndikohet: Volswagen dhe Fiat Chrysler thonë se po përjetojnë vonesa në furnizim, si pasojë e mbylljes së fabrikave. Bloomberg raporton se Nintendo pritet të ketë mungesë të tastierës Switch deri në prill. Walmart pritet të publikojë rezultatet e tremujorshit, të cilat mund të na japin informacione të mëtejshme mbi ndikimin e përhapjes së virusit. Gjithashtu, vlen të përmendet se edhe nëse nuk jeni kompani ndërkombëtare teknologjike ose shitës me shumicë, ekziston një mundësi e madhe që kompania juaj të ndikohet nga kjo krizë globale e shëndetit. Kjo mund të nëkuptojë kohë të vështira për teknlogjinë që prisnit të zhvillohej.

Sidoqoftë, e kemi kaluar periudhën kur thjesht e injoronim këtë ngjarje globale, tashmë është koha të bëni një plan për biznesin tuaj (nëse nuk e keni bërë akoma).

Inc

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0