Aktualisht, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, drejtohet nga ministrja Anila Denaj dhe 4 zëvendësministre.
Belinda Ikonomi ka “bastionin” e tatimeve dhe doganave, Dajna Sorensen mbulon fushën e punësimit, ndërsa Vasilika Vjero e emëruar së fundmi, sipas logjikës mesa duket do të pozicionohet në krahun e biznesit duke qenë se është e familjarizuar më ketë sektor dhe Adela Xhemali, po ashtu e emëruar së fundmi do të mbulojë politikat më makro dhe kryesisht ato që lidhen me borxhin publik.
Lexo këtu: Zef Preçi: Konferenca e Donatorëve, pritet ndikim në rritjen ekonomike
Por cilat janë sfidat kryesore të drejtuesve të financave për këtë vit? E para është rritja e të ardhurave, duke qenë se ishin dobësia kryesore e vitit që lam pas, dhe rrjedhimisht edhe rritja ekonomike, pasi rezultoi shumë poshtë objektivave të vendosura.
Sfida e dytë është implementimi me sukses i projektit të fiskalizmit, një projekt madhor që do të prekë të gjitha bizneset në vend. Sfida e tretë lidhet me emetimin me sukses të Eurobondit të katërt, i cili parashikohet në muajin Maj.
Ndërsa një tjetër sfidë e madhe është përballimi i kostove ekstra që mund të dalin nga procesi i rindërtimit, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit dhe ruajtja e deficitit buxhetor dhe borxhit publik në parametrat e përcaktuara.
Cilat do të jenë rezultatet dhe me cilën normë suksesi mbetet ende për tu parë , por ky vit pashmangshmërisht përfaqëson një sfidë të madhe për financat publike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto