Gjatë këtij viti, të gjithë shqiptarë pritet të pajisen me nga një llogari bankare. Banka e Shqipërisë do të adoptojë Direktivën e Bashkimit Europian mbi llogaritë e pagesave. Sipas kësaj direktive, pritet që çdo person të ketë një llogari bazike pagese pa kosto ose me kosto simbolike, pavarësisht vendbanimit apo gjendjes së tij financiare. Përshtatja e kësaj direktive edhe në vendin tonë pritet të rrisë transparencën e tarifave për llogaritë dhe lehtësimin e kalimit të llogarisë nga një në një tjetër.
Krahas një shtrirje të gjerë të aksesit në sistemin financiar, ky hap pritet të rrisë transparencën dhe të ulë përdorimin e parasë kesh.
Në vendin tonë, vlerësimet tregojnë se ka një përdorim shumë të lartë të parasë kesh, pasi 96% e pagesave nga konsumatorët dhe bizneset shlyhen në para fizike. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, më pak se gjysma e personave në moshë madhore, pra vetëm 40% kanë një llogari bankare.
Ky nivel i kufizuar lidhet drejtpërdrejt edhe me koston e lartë të pagesave dhe mirëmbajtjes së llogarisë. Sipas studimeve të Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Botërore kostoja e kursimeve dhe pagesave me vlerë të vogël është rreth 300 milionë dollarë në vit, ose sa 2.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.