Nga klubi i natës tek shkolla, sipërmarrjet e suksesshme të Ardian Hoxhës nga Kosova - Business Magazine Albania

Nga klubi i natës tek shkolla, sipërmarrjet e suksesshme të Ardian Hoxhës nga Kosova


 

Eridon Elshani

A njihni ndonjë sipërmarrës që udhëheq një shkollë dhe një klub nate?! Quhet Ardian Hoxha dhe zhvillon bizneset e tij në Kosovë. Ai udhëheq gjashtë kompani: American School of Kosovo, Duplex Premium, Green and Protein, SuchiCo, GlamRadio dhe Travel Mate.

Ardiani ka në proces edhe hapjen e tri kompanive të tjera, të cilat janë në linjë me ato që ka tashmë.

Ekipi i tij është tashmë me 400 anëtarë në të gjitha kompanitë. Ai ka studiuar Administrim Biznesi dhe ka thelluar njohuritë në këtë fushë, por nuk është vetëm kjo baza e suksesit të tij.

Artikulli u publikua më parë në faqen 31 të numrit 18 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Ai vjen nga një familje ndërmarrësish, të cilët që nga viti 1965 merren me argjendari. Babai, bashkë me vëllezërit e tij, kanë filluar me prodhimin e produkteve të argjendarisë. Në vitin 1969 ata hapën dyqanin e parë me pakicë dhe rreth viteve 90-të kanë filluar të punojnë edhe me shumicë. Ndaj Ardiani është rritur me “aromën” e biznesit.

Ai është gjithnjë ambicioz dhe që i vogël e ka projektuar veten si njeri të suksesshëm. Kur ishte 18 vjeç, pas përfundimit të shkollës së mesme filloi t’i shkruante në një fletore planet e tij për të ardhmen. Ardiani thotë për Businessmag se të gjithë kemi ëndrra dhe dëshira, por pastaj rrethanat na diktojnë se çfarë mund të arrijmë.

Në vitin e tretë të studimeve i erdhi ideja për themelimin e një shkolle në Kosovë me sistem arsimor amerikan. Në Kosovën e pasluftës mungonte arsimi cilësor. Qëllimin e tij, Ardiani filloi ta hidhte në letër, ta zbërthente, ta planifikonte dhe pasi e kishte përfunduar gjithë planin në letër, takon ish-drejtorin e tij të shkollë së mesme Patrick Pellegrino, të cilit i tregoi planin për hapjen e një shkolle dhe i ofroi një vend pune. Ish-drejtori i tij iu bashkua Ardianit 22 vjeçar në këtë sipërmarrje dhe hapja e shkollës u bë në shtator të vitit 2003.

Tre vite më vonë, ai vëren mungesën e një diskoteke të mirë, pasi kishte shëtitur në vende të ndryshme të botës dhe në njëfarë mënyre në Kosovë nuk kishte diskotekë të nivelit europian. “Ndihesha pak i turpëruar kur vinte një mysafir nga jashtë dhe ne nuk kishim një vend të mirë për t’i ofruar mikpritje dhe argëtim. Me këtë ide në mendje vendosa ta hap diskotekën Duplex Premium”, u shpreh ai për Businessmag.

Por cila është ekspertiza e tij kryesore?! “Unë e shoh veten si udhëheqës dhe mendoj se aftësia ime më e madhe është krijimi i bizneseve të reja. Kam aftësinë të nuhas se çka i nevojitet tregut dhe pastaj di si ta konceptoj një model të biznesit që realisht e plotëson atë kërkesë. Pastaj e kam edhe aftësinë e krijimit të ekipit të mirë dhe kështu gjithçka tjetër bëhet më e lehtë”, thotë ai.

Këto fjalë, nuk përkufizojnë tërësisht suksesin e tij. Dështimet kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij.

Dështimi i tij më i madh ishte mbyllja e telefonisë mobile Albafon. Kompania ishte shumë e re dhe kishte vetëm 8 muaj jetë.  Në këtë periudhë Ardiani pëson një aksident gati fatal me makinë, bashkë me gruan e tij. Ai thotë se ende i ndien plagët e atij aksidenti. Duke qenë 9 muaj jashtë biznesit, kompania e tij nuk mundi të përballonte problemet dhe falimentoi. Por, prej kësaj eksperience Ardiani ka mësuar shumë.

Ai është njëri nga themeluesit e Rotary Club Prishtina, klub i cili është themeluar në vitin 2006 dhe ka për qëllim ofrimin e shërbimeve dhe projekteve humanitare për shoqërinë kosovare.

Projekti i fundit i Ardianit është krijimi i një platforme me qëllim edukimin dhe inspirimin e rinisë shqiptare. Ai thotë se ka përfituat shumë nga folësit e tjerë motivues dhe ka arritur në një nivel ku ka fituar njohuritë dhe eksperiencën e duhur për t’u bërë edhe vetë një i tillë. Tani Ardiani dëshiron që atë njohuri dhe eksperiencë që e ka fituar, ta ndajë me të tjerët dhe të mundohet të inspirojë të rinjtë që të shkojnë drejt rrugës së suksesit.

Ai thotë se, “asnjëherë nuk jam ndier inferior ndaj njerëzve që jetojnë në vendet me të zhvilluara se Kosova dhe besoj që edhe ne si shqiptarë mund t’i arrijmë majat e suksesit në botë në çdo profesion që zgjedhim. Këtë besim tashmë e mbështesin sukseset e personaliteteve shqiptare si Rita Ora, Dua Lipa, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Majlinda Kelmendi, e kështu me radhë”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 18 të numrit 22 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 22 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0