Fëmijët e nënave në karrierë, rriten po aq të lumtur sa ata të nënave në shtëpi - Business Magazine Albania

Fëmijët e nënave në karrierë, rriten po aq të lumtur sa ata të nënave në shtëpi


Çfarë ndodh pas lindjes së fëmijës? Është një nga pyetjet e para, që shumë gra i bëjnë vetes, por nuk ka një përgjigje të thjeshtë.

Çdo të ndodhë në momentin që leja e lindjes mbaron?

Edhe pse mund të jeni në majat e karrierës tuaj, mendimi për të hequr dorë ekziston. Sipas studimeve, çdo fëmijë i lindur ul me rreth 4% të ardhurat e nënës së tij, ndërkohë që të ardhurat e babait rriten me 6%.

Duke shkuar përtej diskriminimeve, financave dhe karrierës, ekzsiton dhe ndjenja e fajit që një mama e re mbart në vetvete. A do ndikojë negativisht koha larg fëmijës, në vitet më të rëndësishme për formimin e tij?!

Mos u shqetësoni. Një studiuese nga Harvard analizoi lumturinë e fëmijëve me nënat e tyre ende në karrierë, me atë të fëmijëve, mamatë e të cilëve vendosën të hiqnin dorë. Ajo arriti në përfundimin që këta fëmijë, janë po aq të lumtur.

“Njerëzit akoma mendojnë që një grua në karrierë do të thotë neglizhim për fëmijët”, shprehet Kathleen McGinn. “Ndaj, përfundimet e këtij studimi të jenë tepër të rëndësishme”.

Përfundimet aktuale janë pjesë e një studimi më të gjerë, ku McGinn, së bashku me skuadrën e saj, analizuan 2 pyetësorë ndërkombëtarë për një afat kohor 10 vjeçar. 100.000 meshkuj dhe femra, nga 29 vende të ndryshme, morën pjesë në këto pyetësorë.

Në vitin 2015, ajo publikoi rezultatet e para, të cilat të linin të kuptoje që vajzat e grave në karrierë tentonin të bënin më shumë para gjatë jetës së tyre. Fitimi i tyre arrinte mesatarisht 1.880 $ më shumë në vit sesa vajzat e nënave që kanë zgjedhur të heqin dorë nga karriera e tyre.

Mamatë që punojnë, kanë një impakt pozitiv edhe tek djemtë e tyre. Djemtë e këtyre nënave tentojnë të zgjedhin partnere, të cilat gjithashtu punojnë dhe shpenzojnë rreth 50 minuta më shumë në javë duke u kujdesur për pjesëtarët e familjes.

Në këto pyetësorë, vajzat dhe djemtë u pyetën nëse jeta e tyre ishte përgjithësisht e kënaqshme. Zgjedhja e nënave të tyre, raportoi të mos kishte ndikim, pasi të dyja palët ishin po aq të kënaqura me jetën e tyre, por ende gratë imponohen të besojnë që zgjedhja për të vazhduar punën e tyre, është një zgjedhje egoiste. McGinn shpreson që këto rezultate do të ndihmojnë në uljen e ndjenjës së fajit. “Teksa ne gradualisht kuptojmë që fëmijët nuk po vuajnë, shpresoj që dhe ndjenja e fajit të fillojë të zhduket”. – është shprehur ajo.

Ergys Kosovrasti

HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0