A nuk është ëndrra e çdo arkitekti për të patur studion e tij një ditë? - Business Magazine Albania

A nuk është ëndrra e çdo arkitekti për të patur studion e tij një ditë?


Cdo studio, çdo arkitekt i famshëm, ka një histori, një arsye, dhe një udhëtim të gjatë, për të arritur aty ku ndodhet sot!

Arjola Kuqi dhe unë, të dy jemi diplomuar në Universitetin “Politeknik të Tiranës”, Fakulteti i “Arkitekturës dhe Urbanistikës”, dega “Arkitekturë”. Ne filluam të punojmë së bashku si freelancer në fushën e interior design-it që nga viti 2015 gjatë studimeve tona në universitet.

Ishte koha kur profesioni i arkitektit apo interior designer-it nuk njihej shumë në Shqipëri. Njerëzit blinin prona të reja, kontaktonin inxhinierët e firmave të ndërtimit për t’i realizuar projekte arredimi, dhe në fund ata përballeshin me problematika të theksuara estetike dhe vizuale në pronat e tyre, pa e ditur se ka profesionistë të specializuar enkas në këtë fushë.

E kuptuam nevojën e tregut për interior designer, dhe që nga ajo kohë, punuam fort derisa vendosëm të themelonim ONE CLICK ARCHITECTS në Janar 2016, fiks katër vite më parë. Pasi ndërtuam një portofol punimesh dhe vendosëm me ritme të shpejta emrin tonë në treg, ne përqëndruam aftësitë tona dhe idetë e marketingut, në projekte pronash eksluzive rezidenciale dhe biznesi, dhe pak nga pak krijuam një brand i cili deri më sot ka tejkaluar pritshmëritë e cdo klienti.

Në ONE CLICK ARCHITECTS mbi të gjitha ne kujdesemi për 2 gjëra: shërbimin 360° ndaj klientit me “një klik”, dhe rritjen tonë profesionale, të punonjësve dhe partnerëve tanë.

Gjatë viteve, kemi qenë dëshmitarë të ndryshimeve pozitive që projektet tona kanë sjellë tek miqtë tanë klientë, drejtpërdrejtë në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, familjes së tyre, dhe biznesit! Dëgjojmë gjithë kohës klientë të cilët na shprehen se ndihen të relaksuar, të paqtë, te lumtur dhe në harmoni me apartamentin apo vilë e tyre të re. Gjithashtu kemi parë në disa raste që biznese të rinovuara nga e para me ndihmën e ONE CLICK ARCHITECTS, kanë përjetuar ndryshime pozitive tek të ardhurat e tyre dhe efektiviteti i punonjësve.

Në kuadër të rritjes eksponenciale dhe të vazhdueshme të ONE CLICK ARCHITECTS, jemi duke marrë shërbime Executive Coaching nga më të mirët në treg (EMI – Coaching & Consulting) për të hartuar strategjinë tonë për dekadën që po hyjmë, me fokus në konsolidimin si ndër më të mirët në tregun rajonal, dhe dalje në tregje të tjera, ku me krenari përmendim faktin që jemi kontaktuar për të dizenjuar 50 dyqane në të gjithë botën, për një nga markat më eksluzive të modës.

Ne jemi në treg për të shtuar vlerë në cdo pronë që marrim përsipër, jemi kompania më e mire për të punuar, ku mund të gjeni tërësisht një tjetër lloj kulture biznesi, me të cilën ndihemi krenarë së bashku me klientët, punonjësit dhe partnerët tanë. Impakti ynë social-altruist, ndihmon për një Shqipëri më të mirë.

Ne duam të bashkëpunojme me njerëz që janë largëpamës, por nëse doni një punë thjesht për një kohë të shkurtër, ONE CLICK ARCHITECTS nuk është e duhura për ju. Nëse doni të ndërtoni karrierë dhe të lini gjurmë në 3,5,10 vitet e ardhshme, atëherë ju jeni personi i duhur me të cilin ne do donim të bashkepunonim.

Për këtë arsye, ne jemi në kërkim të vazhdueshëm të arkitektëve të rinj dhe të talentuar, ekspertë të fushës, punëtorë, pozitivë dhe të motivuar, për t’iu bashkuar një skuadre kreative me performancë të lartë, dhe një kompanie e cila po kërkon individë “likeminded” për të ndërtuar skuadrën e saj të së ardhmes. (Klikoni Linkun për më tepër informacion.

Dhe së fundmi, do të donim të ndanim me ju një pyetesor, i cili kërkon vetëm 3 minuta nga koha juaj për ta plotësuar. Nëse e plotësoni, ju do kontribuoni drejtëpërdrejtë në përmirësimin tonë të vazhdueshëm.

Faleminderit!

( Pyetësori: Cila STUDIO ARKITEKTURE do ishte e duhura, për të transformuar tërësisht pronën tuaj, dhe për t’i shtuar vlerë të jashtëzakonshme asaj?

https://www.surveymonkey.com/r/JVK8CPP )

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0