Lexo: Dëshironi më shumë sukses? Dërgoni këto 6 email-e çdo javë
Shmangni këto gabime kur nisni një e-mail dhe në këtë mënyrë do të dukeni profesionistë:
- Kriticizmi
Nëse zgjedh të bësh kriticizëm nëpёrmjet një emaili, sigurohu që të zbusësh kriticizmin konstruktiv me disa fjalë më të buta para dhe pas tij. Është jo profesionale t’i shpërthesh dikujt me negativitet në një email. Zbute emailin tënd dhe bëji gjërat në mënyrë profesionale. - Dërgojini mesazhet në mënyrë private
Me kaq shumë volume emailesh, mund të jetë e mërzitshme të marrësh emaile, të cilat kanë vetëm pak fjalë. Mesazhe të tilla duhet të dërgohen duke përdorur një sistem të dërgimit të mesazhit në çast ose thjesht duke dërguar një mesazh me tekst. Reduktimi i emaileve jo të rëndësishme është një mënyrë e mirë për të treguar aftësinë në vendin e punës. - Mos e injoroni mesazhin dhe mos e vononi shumë atë
Nuk është profesionale të japësh një përgjigje të vonuar ose të injorosh tërësisht një email nga një koleg ose klient. Edhe pse nuk ke kohë, dërgo një email me vetëm një “Faleminderit!”, ose “E mora mesazhin tuaj!” dhe më pas dërgo një email tjetër brenda një periudhe të arsyeshme kohe. Filtrimi i emaileve dhe dhënia prioritet se cilëve emaile duhet t’u dërgohet përgjigjie fillimisht do t’ju mbajë të azhornuar. - Shmangni shprehjen e emocioneve
Simbolet e fytyrave me emocione janë për tekstet dhe mesazhimin e çastit, jo për emailet. Sado që mendoni se përputhet me përmbajtjen e një emaili, nuk duhet t’i përdorësh. Nuk ka gjë më shumë joprofesioniste se sa një simbol i tillë në fund të çdo paragrafi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.