Si të ndërtoni një skuadër efektive?

Si të ndërtoni një skuadër efektive?


Të rrisësh një biznes kërkon punë, produkt dhe shumë dedikim. Mbi të gjitha duhet të bashkëpunoni dhe të keni një sukadër fenomenale. Gjetja e njerëzve të duhur është çelësi për përshkallëzimin e organizatës suaj.

Ju keni nevojë për njerëz që jo vetëm janë të apasionuar, të zgjuar dhe me eksperiencë, por duhet edhe të gjeni ata që punojnë mirë së bashku. Një kulturë kompanie mund të tërheqë dhe të mbajë talente fenomenale ose mund edhe t’i largojë ata. Në këtë artikull do të njiheni me disa mënyra ideale për të ndërtuar një skuadër efektive:

Lexo: Mënyrat më të këqija për të drejtuar një ekip

  • Bëni maksimumin që t’i bëni gjërat mirë që herën e parë. Jepni kohë vetes. Sigurohuni që kandidati është i përshtatshëm për rolin që po përpiqeni të përmbushni, dhe që përshtatet me kulturën e kompanisë.
  • Rregulloni shpejt gabimet. Ecni përpara sa më shpejt që të jetë e mundur. E keqja sjell të keqen. Mundohuni që të përmirësoni gabimin pa u bërë e madhe dhe pa e marrë vesh kolegët. Fundja jo të gjithë me të cilët punoni duan që ju të jeni një performues i mirë.
  • Mendoni për skuadrën tuaj si një skuadër aktuale. Asnjë superyll nuk e fiton i vetëm kampionatin. Një skuadër fiton vetëm kur funksionon si një skuadër. Të gjithë duhet të jenë në të në mënyrë të barabartë për ta fituar lojën. Nga të gjithë pjesëtarët e skuadrës duhet të kërkohet respekt dhe punë e pandalur. Sigurohuni që të kërkoni për cilësi shumë të mira tek individët që punëson gjatë rekrutimit.
  • Besimi. Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç duhet, fokusohuni tek gjetja e një zgjidhje. Jini të qartë dhe të qetë edhe në rastet kur do të bëhet ndonjë gabim. Lëri të kuptojnë se ju prisni që ata të mësojnë nga gabimet e tyre. Zakonisht është një sinjal shumë i mirë kur dikush merr mbi vete gabimet e tij. Kini kujdes nga ata që janë gjithmonë mendojnë se nuk gabojnë kurrë.
  • Shpërblejeni  punën. Askush nuk duhet të marrë një yll të artë thjesht se po bën diçka, por sigurohuni që të jeni të drejtë kur të shpërbleni arritjet e tyre. Vlerësimi për një punë të bërë mirë është gjithmonë frytdhënëse. Kultivo një mjedis skuadre me njerëz të shkëlqyer, të cilët punojnë fort dhe me ndershmëri dhe respekt.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0