Filloni me zgjimin e duhur. Në vend që të çoheni nga krevati me tringëllimën e alarmit, merrni pak kohë për veten ndërkohë që jeni ende në shtrat. Kur kujdeseni për veten, trupi edhe mendja, përcaktojnë humorin e të gjithë ditës nё vazhdim.
Fillojeni mirë ditën duke bërë këto katër gjëra dhe lumturia juaj do të zgjasë gjatë gjithë ditës:
Konsumoni ujë
A e dini se kur zgjohemi një mëngjes shumë prej nesh vuajnë disa nga simptomat e hershme të dehidratimit si letargjia, paaftësia për t’u përqëndruar dhe fillimi i dhimbjes së kokës? E para gjë që duhet të bësh kur zgjohesh është të pish ujë!
Reflektoni
Reflektoni mbi gjërat që ndodhën dje dhe me të cilat ishin apo nuk ishit të lumtur. Për ato gjëra që nuk shkuan aq mirë, mendoni për disa mënyra me të cilat mund të shmangni t’i përsërisni, mendoni për një plan A dhe një plan B, për siguri. Shkoni një hap më tutje dhe faleni veten për çdo gabim që keni bërë, por jepini vetes një lavdërim për ato gjëra që bëtë mirë.
Lexo: Ritualet që duhet të bëni në mëngjes për t’u ndjerë të motivuar
Jini falenderues
Mendo për ato gjëra për të cilat jeni mirënjohës në jetë, ndonjëherë problemet tona mund të duken më të mëdhaja se vetë jeta dhe mbytëse, por duke falenderuar, edhe për gjërat e vogla, është një mënyrë e thjeshtë për t’i parë gjërat në perspektivë dhe pёr tё krijuar një lumturi të brendshme më të madhe.
Praktikoni veprime qetësuese
Reflektoni rreth asaj se sa mirënjohës jeni, merrni frymë dhe nxirreni atë, bëjeni këtë proces për disa minuta, një seksion mini-meditimi për të qartësuar mendjen dhe për të oksigjenuar trurin tuaj. Praktikimi i kësaj çdo mëngjes para se të ngriheni nga shtrati është një lehtësues tensioni dhe ndihmon në kthjellim, çlirimin e dhimbjeve dhe madje edhe forcimin e sistemit imunitar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.