Kërkimet për vaksinën e koronavirusit. Jack Ma dhuron 14 milionë dollarë - Business Magazine Albania

Kërkimet për vaksinën e koronavirusit. Jack Ma dhuron 14 milionë dollarë


Jack Ma, themeluesi i Alibaba (BABA) dhe njeriu më i pasur i Kinës, ka dhuruar 100 milionë juan (14.4 milionë dollarë) përmes fondacionit të tij, për të mbështetur kërkimet në gjetjen e një vaksine për koronavirusin Wuhan.

Miliarderi ka caktuar 40 milionë juan (5.8 milion dollarë) për dy organizata kineze kërkimi të qeverisë, sipas një postimi në mediat sociale nga fondacioni Jack Ma.

Pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për të mbështetur masat “parandaluese dhe trajtuese”, tha fondacioni.

Dhurimi vjen pas njoftimit të bërë javës së kaluar nga Alibaba mbi krijimin e një fond prej 1 miliard juan (144 milion dollarë) për të blerë pajisje mjekësore për provincën Wuhan dhe Hubei, epiqendrat e shpërthimit të virusit.

Kompania po dhuron ndërkohë edhe pajisje kompjuterike me inteligjencë të lartë artificiale për organizatat kërkimore shkencore, për të mbështetur kërkimin për një vaksinë apo trajtime të mundshme.

Alibaba është njëra nga shumë kompanitë kineze të teknologjisë që po dhurojnë fonde për përpjekjet e trajtimit të koronavirusit, sipas gazetës shtetërore China Daily.

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë po punojnë për një vaksinë.

Por, mund të kalojë më shumë se një vit derisa të vihet në dispozicion një vaksinë, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SH.B.A.

Virusi ka vrarë të paktën 132 njerëz, me gati 6.000 raste të konfirmuara në territorin e Kinës. Më shumë se 80 raste janë konfirmuar jashtë territorit kinez, përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0