Hotel Adriatik, një sipërmarrje e qëndrueshme mes sfidave të bregdetit durrsak - Business Magazine Albania

Hotel Adriatik, një sipërmarrje e qëndrueshme mes sfidave të bregdetit durrsak


Përshkrimi i rrugës së plazhit në Durrës është i trishtë. Pallatet në krah janë pothuajse bosh, ndonjë prej tyre pa krisje të dukshme mban rrobat e nderura në ballkon. Të tjera pallate kanë shiritin e sigurisë. Pranë disa prej tyre po rikonstruktohet, ndërsa nuk mungojnë dyqanet aktive edhe në katin e parë të ndonjë pallati dukshëm të dëmtuar e të pabanueshëm.

Ne jemi nisur për tek Hotel Adriatik, i cili na bëhet e ditur më parë që nuk është dëmtuar, por me këtë panoramë të zonës gati e vështirë të besohet. Në fakt mbërritja atje na e konfirmon sigurinë. Hoteli bie në sy për hapësirën e madhe në dispozicion jashtë, por edhe në brendësi. Pak i ngjashëm më ndërtimet e reja, ku çdo cep duhet shfrytëzuar.

Në fakt siç mësojmë më vonë nga Katerina, menaxherja e eventeve, hoteli ka 70 dhoma, ndonëse parë nga jashtë duket një hotel me mbi 100 dhoma.

Adriatik me një histori të hershme, si destinacion i udhëheqësve të qeverisë në kohën e komunizmit, ka përfunduar rikonstruktimin e parë në vitin 2003 kur hoteli i rihap me standardet europiane me 5 yje.

Ndërkohë rinovimi tërësor i fundit i hotelit u përfundua në 2018, ndërsa në shtator 2019 Spa luksoze, Qeen Teuta.

Salla e madhe e eventeve në katin e fundit, është sa e gjithë struktura, ndërsa hollet e bollshme në brendësi të hotelit të venë në mendime, nëse ky hotel është pasqyrë e një ndërtese të rëndësishme të periudhës para viteve ’90 apo ka marrë nga modeli amerikan i hapësirës dhe madhështisë, ndikuar nga Menaxherja e Përgjithshme e Hotelit Nevila Dudaj, e cila prej disa vitesh po e ndan jetën e saj mes Shqipërisë dhe Amerikës. Më saktë po i bashkon këto dy vende në jetën e saj. Nevila ka hapur atje një agjenci turistike, ku promovon fort Shqipërinë e rajonin e ballkanit, dhe sigurisht edhe hotelin e saj. Për të plotësuar ciklin e shërbimeve ajo publikon një revistë për tregun Amerikan “Travel to Albania”, ndërsa në hollin e hotelit është edhe zyra e guidës turistike.

Deri në prag të Krishtlindjeve, për një muaj rresht, përfaqësuesit e hotelit tregojnë se pritën mbi 20 familje, duke i akomoduar dhe ushqyer, ndërsa, si shumë sipërmarrje të tjera në Durrës, kanë mbështetur me ushqime, në rastin konkret në Kishën e shën Vlashit. Nevila Dudaj tregon se, “ishte e pamundur të veproje ndryshe. Vetë familjet e punonjësve tanë, mbetën pa shtëpi”. Sipas saj, shqetësimi fillestar ishte se qytetarët nuk futeshin brenda për shkak të shokut që kishin pësuar nga lëkundja. Ky është momenti kur ajo i gëzohet faktit që gjatë rikonstruksionit, ruajti me rigorozitet strukturën e godinës dhe investoi pa kursim në sigurinë e tij.

Prej një viti, hoteli ka brenda edhe një thesar të çmuar Spa e Thalassopool, me emrin e mbretëreshës së Durrësit Teuta. Qetësia dhe mikpritja nga stafi kombinohen aq mirë sa sigurojnë maksimumin e komoditetit dhe shërbimit njëkohësisht. Bregdeti i afërt, ku mjafton të kalosh tunelin e harkuar të gjelbër, pikërisht si në dasmat në Havana, të bën të mendosh që edhe këtu mund të organzosh një ceremoni kurorëzimi, pa asnjë mangësi nga brigjet tropikale.
Afërsia me detin, shërbimi i ngrohtë dhe struktura e hotelit janë elementë të vlerësuar edhe nga personazhi botëror tashmë në fushën e turizmit Anthony Melchiorri. “Big surprise for me Albania”, e cilëson ai përvojën e tij në Shqipëri.

Por, hoteli i ndërtuar në vitin 1957 dhe destinacion vetëm për diplomatët e krerët e shteteve, nuk është më vetëm vetëm destinacion i shqiptarëve dhe të hujave nga e gjithë bota. Shtetas të huaj gjejmë mes stafit dhe i tillë është menaxheri i ushqimeve dhe pijeve. Me shumë kujdes ai sigurohet që darka ishte e shijshme.

Po të njëjtën vëmendje shfaq edhe të nesërmen paradite gjatë eventit të fëmijëve me kuzhinierin e restorantit “Bëj picën tënde”. Drejtuesit e Hotel Adriatik tregojnë se krahas shumë eventeve që zhvillojnë si zumba, joga, meditim, çdo fundjavë organizohen edhe “cooking classes”, ku fëmijët mësojnë të gatuajnë bashkë me kuzhinierin e hotelit. Ky është një opsion edhe për të kaluar pak kohë në fundjavë.

Në fakt, pak para se të niseshim, ne bëmë edhe një shëtitje buzë detit, përkrah pallateve afër bregut. Është pothuajse e njëjta panoramë deri në mbërritje. Pallate bosh, hotele dhe struktura të dala në shitje… edhe pse të dëmtuara. Pak më larg, në një prej pallateve, edhe pse me krisje nga tërmeti, duket se ka banorë. Në fakt dy vëllezër në klasën e parë dhe të tretë, thonë se po banojnë aty, pasi janë larguar nga shtëpia e tyre e dëmtuar më në afërsi të qytetit. Ata po kujdeseshin për dy këlyshë të vegjël, ndërsa pak më tej, makina e policisë dhe një punonjës policie, ruante pallatet bosh, nga ndonjë grabitje e mundshme.

https://www.facebook.com/hoteladriatikdurres/videos/221529592194315/?t=7

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0