Messi dhe Neymar sërish bashkë në Otro - Business Magazine Albania

Messi dhe Neymar sërish bashkë në Otro


Futbollistët sot janë shumë më të fuqishëm se sa kanë qenë ndonjëherë më parë, jo vetëm në aspektin financiar, por në fuqinë e brand-ve të tyre individuale, një trend ky i ilustruar në një aplikacion të ri, Otro. Aplikacioni që sjell më afër tifozët me yjet e futbollit.

Yjet e sportit, përfshirë Lionel Messi e Barcelonës, Neymar Jr dhe David Beckham janë ndër emrat kryesorë të një shërbimt të ri dixhital të projektuar për të sjellë historitë individuale të lojtarëve më afër tifozëve, raporton Financial Times. Një total prej 16 lojtarësh kanë nënshkruar për të ofruar përmbajtje ekskluzive prapa skenave për shërbimin e Otro.

Lexoni: Deloitte publikon listën. Ja ekipet më të pasura të futbollit!

Aplikacioni, i lançuar të Hënën, është financuar me 50 milionë dollarë nga 23 Capital, një kompani e specializuar në investime dhe financa për mediat sportive dhe sipërmarrjet argëtuese. Çelësi i projektit nuk është vetëm lidhja e lojtarëve me tifozët, por edhe me vetë sipërmarrjen: ata do të ndajnë fitimet. Aplikacioni është falas për t’u shkarkuar, por gjithashtu përmban një nivel të abonimit premium.

“Futbolli është loja më e dashur në planet, por tifozët duan një lidhje më të thellë me heronjtë e tyre. Ne donim të krijonim një platformë ku futbollistët të mund të tregonin historitë e tyre për tifozët,” tha shefi ekzekutiv i Otro, Jeremy Dale.

Aplikacioni do të përmbajë lojëra, kuize dhe përmbajtje video nga 6 qytetet më të mëdha të futbollit në Europë: Londër, Madrid, Barcelonë, ​​Manchester, Paris dhe Mynih. Disa nga përmbajtjet video në dispozicion tani përfshijnë filma të tillë si “Tottenham dhe England playmaker Dele Alli” kombinuar futbolli dhe surfing. Të gjitha këto promovohen gjithashtu edhe nga mediat sociale të lojtarëve pjesëmarrës.

Aplikacioni është një shembull fitimprurës i fuqisë në rritje të lojtarëve pasi fama e tyre del nga performanca e klubit të tyre. Në raportin e saj të fundit, brandi mediatik Copa90 i fokusuar tek tifozët theksoi rëndësinë që kanë lojëtarët si një nga përvojat kryesore të futbollit modern: “Në shoqërinë e sotme, ku disa lojtarë kanë më shumë ndjekës sesa klubet për të cilët luajnë, fuqia e markës së lojtarëve është gjithnjë e më e dukshme për tifozët dhe reklamuesit.”

Lexoni: Historiku dhe të veçantat e markës që vesh Kombëtaren Shqiptare të Futbollit

Për më tepër, 46% e tifozëve të  moshave 16-24 vjeçare në Mbretërinë e Bashkuar mbështesin një klub të dytë, me 27% të atyre që mbështesin tre ose më shumë klube, sipas hulumtimit të Copa90.

/warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0