Rrathë Dhurues, mbështet 3 iniciativa për fëmijë - Business Magazine Albania

Rrathë Dhurues, mbështet 3 iniciativa për fëmijë


Partnerët Shqipëri, në vijim të nismave të saj për promovimin dhe zhvillimin e filantropisë në Shqipëri duke synuar rritjen e mbështetjes publike ndaj grupeve në nevojë, organizoi mbrëmjen e 4 dhjetorit  ankandin e parë të dhurimit “LIVE” – “Rrathë Dhurues”.

Rrathë Dhurues (Giving Circle), një event që zhvillohet në 16 vende të botës, mbledh së bashku individë të cilët përmes shembullit të tyre personal dhurojnë për kauza sociale duke treguar një ndjenjë të lartë qytetare dhe solidariteti njerëzor.

Rrathë Dhurues 2018 i organizuar për herë të parë në Shqipëri, mblodhi së bashku përfaqësues të lartë të sektorit të biznesit, komunitetit të donatorëve, institucioneve diplomatike, shoqërisë civile, medias, artit etj., të cilët ofruan mbështetje financiare dhe materiale për tre iniciativa të cilat do të transformojnë jetën dhe do të sjellin ndryshime të qendrueshme sociale për komunitete në nevojë.

Shuma totale e mbledhur prej 1,681,874 Lekë kaloi objektivin e vendosur, duke konfirmuar edhe njëherë ndjeshmërinë qytetare ndaj grupeve në nevojë.

Iniciativat e mbështetura janë:

  • Një kopsht për fëmijët e fshatit Blliçe – Peshkopi, e ndërmarrë nga Vizion OJF.
  • Adopto një terapi– Tiranë, një iniciativë e Fondacionit Down Syndrome Albania.
  • Edukimi dhe integrimi i fëmijëve të komunitetit Rom dhe Egjiptian përmes sportit – Shkodër, nga Shoqata për të Drejtat e Komunitetit Egjiptian.

Falë ndjeshmërisë dhe vëmendjes së lartë mediatike që mori eventi, iniciativat vijojnë të sigurojnë mbështetje financiare edhe nga individë që nuk mundën të bëhen pjesë e tij.

Eventi Rrathë Dhurues 2018 u mbështet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri si pjesë e aktiviteteve të projektit “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që ndërtojnë Marrëdhënie dhe Ekonomi Krijuese”, Balkan Trust for Democracy-një projekt i German Marshall Fund of the United States, Frederick Mulder Foundation, The Funding Network, Credins Invest, Telekom Albania, dhe Iceberg Communications.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0