Ky 7 vjeçar është personi më i pasur në botën e YouTube - Business Magazine Albania

Ky 7 vjeçar është personi më i pasur në botën e YouTube


Personi më i pasur në botën e YouTube është një fëmijë në shkollën fillore që bën miliona ndërsa realizon review me lodra të ndryshme.

Ryan, “prezantuesi” 7-vjeçar i Ryan ToysReview, një kanal popullor për review e lodrave në Youtube, nga vendi i 8 u rendit në të parin në listën vjetore të Forbes, të yjeve të YouTube, të cilët po bëjnë shumë para.

Lexoni: YouTube ofron filma pa pagesë, por me reklama

Një kanal familjar në YouTube, Ryan ToysReview grumbulloi rreth 22 milionë dollarë të ardhura nga data 1 Qershor 2017, deri më 1 Qershor 2018, sipas Forbes, nga 11 milionë dollarë më parë. Vlerësimi prej 22 milionë dollarësh e vendosi Ryan ToysReview edhe përpara yllit të padiskutueshëm Jake Paul (i cili fitoi 21.5 milionë dollarë).

Janë prindërit e Ryan, të cilët xhirojnë dhe prodhojnë videot (gati të përditshme) në llogarinë e Ryan që kur Ryan ToysReview filloi në Mars të vitit 2015.

Llogaria filloi kur Ryan, atëherë një adhurues 4 vjeçar i videove review të lodrave, i pyeti prindërit e tij pse ai nuk mund t’u bëjë gjithashtu review lodrave në YouTube.

Ryan ToysReview filloi me ritme të ngadalta derisa një video e Korrikut të vitit 2015 u bë virale. Videoja kishte në fokus Ryan ndërsa hapte dhe i bënte review një kutie, e cila përmbante më shumë se 100 lodra nga seria e “Makinave” Pixar. Ajo ka rreth 935 milionë shikime.

Kanali tani tenton t’u bëjë review lodrave të reja ose produkteve ushqimore të fëmijëve dhe videot zakonisht shfaqin komente serioze dhe entuziaste nga Ryan me udhëzime të ndryshme.

Lexoni: 17 kanale në YouTube që adhuruesit e makinave duhet t’i konsiderojnë

Këtë vit, Ryan fitoi një marrëveshje me Walmart për të shitur një linjë lodrash ekskluzive të quajtur “Ryan’s World” në mbi 2.500 dyqanet e SHBA dhe në faqen e internetit Walmart, sipas Reuters. Ryan’s World ishte më i shitur pas Pocket.

Ryan ToysReview ka 17 milionë ndjekës dhe ka marrë rreth 26 miliardë shikime, sipas Forbes.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0