Inkubatori i produkteve tipike, u inagurua nga Ministri i Bujqësisë, i cili tha se, “kjo do t’u japë mundësi të gjithë fermerëve dhe amvisave të prodhojnë produkte tipike me metoda tradicionale për të siguruar produkte të certifikuara me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore”.
Sipas tij, përmes këtij inkubatori, të gjithë fermerët e vegjël do të kenë akses në treg, çmime më të larta për produktet e tyre si dhe më shumë mundësi punësimi.
“Kjo që kemi inaguruar sot, është Shqipëria rurale e së nesërmes. Ky inkubator bashkon fermerët. Gjysma e popullsisë jeton në fshat, jeta nuk është e thjeshtë, e tillë është struktura shqiptare. Ne po punojmë që krahas mbështetjes së bujqësisë, të mund të krijomë dhe mbështesim ekonomi të tjetra suplementare, siç janë produktet tipike, frutat e pyllit, bimët medicinale etj”, tha ministri. Ai kujtoi lehtësitë në taksa: TVSH 6 % dhe Tatim-fitimi 5 %.
Në zonën e veriut janë dhënë rreth 94 milionë lekë nga programet mbështetëse të AZHBR. Drejtoresha e këtij institucioni, Frida Krifca u bëri thirrje fermerëve për të aplikuar në programet e IPARD-it.
Lexo: Hapet në Përmet inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare
Ajo tha, “këtë projekt në prill e pamë në dosje në AZHBR, sot është bërë realitet. Në këtë inkubator do të bëhet përpunimi i sherebelit, frutave të pyllit dhe shumë produkteve të tjera të zonës, të cilat do të jenë gati për tregtim brenda dhe jashtë vendit. 89 milion lekë janë dhënë në zonën e veriut nga AZHBR. Është mbështetur vreshtaria, bletaria blegtoria. Kjo zonë ka nevojë për mbështetje të mëtejshme. Aplikimet do të mbyllen më 30 janar. Kështu që ju bëj thirrje të aplikoni për të përfituar nga programet i IPARD-it.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.