Gabimet janë të pashmangshme, qoftë në koncept apo në ekzekutim. Por fatkeqësisht edhe një detaj i vogël i menduar jo gjatë mund t’i kushtojë miliona një kompanie dhe një fushate marketingu të bërë me zell.
BusinessMag gjithmonë ka ndjekur gabimet që brandet e ndryshme bëjnë dhe zhurmën e pashmangshme që shkaktojnë komentet në rrjetet sociale.
Kjo është një përmbledhje e asaj që ka ndodhur gjatë vitit 2018.
- H&M
Në janar të këtij viti, gjigandi i modës së shpejtë publikoi në website-in e tij foton e një fëmije afrikano-amerikan që mbante veshur një pulovër të gjelbër me sloganin “Majmuni më i bukur i Xhunglës”. Klientët u tmerruan dhe përdoruesit e Twitter e etiketuan H&M si një kompani pa ndjeshmëri kulturore.
.@hm this is inappropriate, offensive, and racist. Why is the white kid "a jungle survivor" and the black kid the "coolest monkey in the jungle"? How do you think this is okay? REMOVE this and the clothing piece. This is completely distasteful! #racist #hm https://t.co/uati7eI0Io pic.twitter.com/WSF9Wiksio
— Selene (@ArianelaSelene) January 8, 2018
2. Estee Lauder
Gjithashtu në muajin Janar, Estee Lauder nxori një linjë të re fondatine të quajtur Double Wear Nude Water Fresh Makeup SPF25. Ndërkohë që kompania lançoi 30 nuanca të produktit, më shumë se gjysma ishin përshtatur për femrat me lëkurë të bardhë dhe shumë të zbehtë, duke lënë shumë pak opsione për femrat me ngjyrë. Reklamat për këtë make up dërguan një mesazhe shumë të qartë te klientët për atë çfarë kjo kompani përfaqëson.
3. Milwaukee Bucks
Një gabim në kohë detyroi shumë tifozë të basketbollit të besonin se Milwaukee Bucks po festonin shkarkimin e trajnerit Jason Kidd në janar. Lajmi u bë publik në 50 vjetorin e franchiset, kështu që çdo përdorues që kaloi nga profili në Twitter të ekipit përshëndeti me dashuri në sektorin e komenteve me një sërë balonash virtuale.
https://twitter.com/s0cialanx1ety/status/955549130989842432
4. Heineken
Reklama e shurdhët e kompanisë së birrës u lançua gjatë muajit Mars. Reklama 30 sekondëshe tregon një barist që rrëshket një birrë duke kaluar tre persona, të tre me ngjyrë, tek një femër e bardhë. Dhe slogani i fushatës ishte: “Ndonjëherë, e bardha është më mirë.”
Rreperi Chance në një postim në Twitter, e quajti reklamën e Heineken “tmerrësisht raciste,” dhe më mijëra njerëz e mbështetën.
5. Target
Në qershor të këtij viti, blerësit u surprizuan nga një letër urimi për Festën e Baballarëve në dyqanet Target ku shfaqej një çift Afrikano-Amerikan të shoqëruar nga termi “Babushi”. Kartolina u zbulua nga një përdorues i Facebook, i cili tha se kjo ishte e vetmja kartolinë që kishte një çift me ngjyrë.
Më vonë Target kërkoi falje dhe e hoqi kartolinën nga rreth 900 dyqanet e tij.
Target apologizes for "Baby Daddy" card featuring black couple https://t.co/UDEyptJhOT pic.twitter.com/ukqxWPAjwj
— The Hill (@thehill) June 16, 2018
6. Domino’s Pizza
Në muajin Shtator, një franchise i rrjetit rus të picave Dominos, lançoi “Dominos Forever” një ofertë prej 100 picash falas në vit për 100 vite për klientët që do të bënin tatuazh logon e markës në lëkurën e tyre.
Pasi qindra postime në rrjetet sociale shpërthyen nga fansa të çmendur të picës, Domino’s nxorri disa kufizime për përmasat e tatuazhit, si dhe një reduktim në 350 persona përfitues të ofertës. Ky promocion supozohej të vazhdonte për muaj me rradhë, por kompanisë iu desh ta anullonte më parë për të ndaluar mijëra persona të jenë përfitues.
https://www.instagram.com/p/BnOep3Bleie/?utm_source=ig_web_copy_link
7. Dolce & Gabbana
Në muajin Nëntor, linja luksoze e modës publikoi një fushatë marketingu të mbushur me steriotipe etnike. Një reklamë e kompanisë përfshinte një modele kineze që përpiqej të hante pjata të ndryshme Italiane me shkopat karakteristikë të kuzhinës kineze. Përkundër përmbajtjes seksualisht sugjestive, njerëzit ishin të zemëruar për përshkrimin e popullit kinez si një popull me mungesë përsosjeje dhe kulturë të prapambetur.
Lexoni: Reklama raciste, Dolce & Gabbana u kërkojnë falje publike të gjithë kinezëve nëpër botë
Gjërat u përkeqësuan. Gjatë fushatës, Diet Prada, një profil instagrami i fokusuar në modë, postoi foto nga mesazhe të dërguara midis themeluesit Stefano Gabbana dhe modeles Michaela Tranova, ku Gabban shprehej se “vendi i mutit është Kina”. Postimi i Diet Prada u bë viral në rrjetet sociale dhe reagimet ishin të menjëherëshme. Hashtagu #BoycottDolce (Bojkotoni Dolcen) u bë trend në rrjetin social kinez Weibo.
https://www.instagram.com/p/BqXYtsZl6D5/?utm_source=ig_web_copy_link
Gabbana dhe bashkëthemeluesi Domenico Dolce kanë kërkuar falje për publikun që nga ai moment, dhe anulluan pasarelën e tyre në Shanghai, që u kushtoi miliona.
/INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.