Në prag të ndërrimit të viteve Businessmag.al vjen tek ju me numrin e ri të revistës.
Me artikuj që ju ndihmojnë në zhvillimin personal, për një organizim më të mirë, e më efektiv në punën tuaj vitin e ardhshëm, revista ju sjell informacione të dobishme, nëse jeni një fillimet e karrierës tuaj si profesionstë apo sipërmarrës, por edhe nëse jeni në sfidat e rritjes dhe ndryshimit.
Për këtë arsye disa mentorë flasin në intervistat për BM, si Avinash Ananda, Asa Jarsgog apo Habib Lesevic. Këshilla të dobishme e praktike.
Por, mesazhet më të mëdha mund t’i merrni në fushën e marketingut. Businessmag ju sjell një speciale në këtë fushë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit, duke sjellë intervista me disa prej drejtuese të agjensive të marketingut në vend. Pikërisht në marketing jemi fokusuar për të parë se çfarë ndodhi me Reklamën më të guximshme të vitit, zhvilluar nga Nike. Si u prit kjo nismë, si parashikohej e si përfundoi. Leksionin që merret e gjeni në brendësi të artikullit.
Sigurisht përmasat e Nike dhe përvoja e saj janë tërësisht ndryshe nga kompanitë tona ende të reja, por ne ju ftojmë të mund të guxoni, të jeni më kreativ e të bëni biznes jo vetëm për të fituar para.
Guximi kërkon besim, ndaj urimi/ftesa jonë për ju gjatë 2019-ës, është të keni më shumë besim tek vetja e mbi të gjitha, të gjithë bashkëpunëtorët tuaj të kenë BESIM tek ju.
Gëzuar 2019!
Shkarko Këtu numrin e ri të Revistës
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.