Teska pilotimi autonom i automjeteve sa vjen e bëhet më preçiz, përsëri ka nevojë për disa pëmirësime.
Të drejtuarit makinën në dëborë është një sfidë e vërtetë edhe për njerëzit. Shpesh karrexhata ose rruga është thuajse e pamundur të dallohet. E gjithë kjo komplikohet akoma edhe më shumë kur sensorët e makinës duhet ta kryejnë këtë punë.
Yandex, gjigandi rus i teknologjisë ka testuar së fundmi një taxi autonome Toyota Prius. Ata thonë se ajo ka kryer rreth 300 km teste përgjatë fundjavës.
Lexoni: Çfarë mendon një zonjë 92 vjeçare për Tesla Model X?
“Ne kemi qenë duke punuar me algoritmet për dimrin dhe testet e fundjavës së fundit në botën reale na dhanë të gjitha rezultatet.”- u shpreh Dmitry Polishchuk, drejtues i i programit të taksive autonome të Yandex.
Sistemet kompjuterike të makinave elektrike, patjetër që nuk mund të prodhohen vetëm për mot të mirë dhe rrugë të hapur. Ashtu si edhe njerëzit, këto sisteme duhet të përshtaten me situatën.
Ata në fakt ende nuk e kanë testuar sistemin e vendosur në një Toyota Prius në rrugë publike, por vetem në rrugë të mbyllur, e destinuar vetëm për këtë test. Tjetër pikë interesante, është edhe mënyra se si do të ndërveprojë sistemi me makinat e tjera të rrugës, kryesisht ato të drejtuara nga njerëzit.
Ata presim të fillojnë testimet në rrugët publike vitin që vjen. Kjo, sepse aktualisht, legjislacioni rus nuk i lejon makinat autonome të lëvizin në rrugë publike.
Burimi: TechCrunch
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.