Google bllokon App për Android që shfaqin reklama në lockscreen

Google bllokon App për Android që shfaqin reklama në lockscreen


Një nga disavantazhet e Android në të qenit një sistem operativ i hapur, është se zhvilluesit mund të prishin eksperiencën thelbësore të sistemit. E tillë si reklamat që shfaqen në home screen të celularit.

Ato janë gjithmonë të bezdisshme dhe askush nuk i do ato, për më tepër jashtë një aplikacioni. Për këtë, Google ka ndaluar aplikacionet, të cilët tentojnë të shfaqin reklama kudo.

Android Police vuri re se Google ka bërë ndryshime tek Developer Policy Center. Aty specifikohet se si duhet të funksionojnë aplikacione për sistemin e saj.

Nën seksionin “Lockscreen Monetization” citohet:

“Përveç disa rasteve të veçanta, aplikacionet nuk duhet të shfaqin reklama apo materiale të tjera monetizuese në lockscreen”

Lexoni: Android Auto vs. Apple CarPlay. Estetika kundër funksionalitetit

Ky përditësim i politikave, do ti kushtojë goxha kohë zhvilluesve të cilët do duhet të ristrukturojnë aplikacionet e tyre.

Kështu aplikacione si ES File Explorer apo Hotspot Shield VPN, nuk do të mund të shfaqin reklama si më parë.

Ky ka qenë një nga problemet më të mëdha për përdoruesit e Android. Sa vjen e numri i aplikacioneve rritet. Bashkë me të, edhe numri i personave të cilët i krijojnë ato. Në këtë situatë, është thuajse e pashmangshme që cilësia dhe rregullsia e aplikacioneve të jetë në nivelin e duhur.

Shpesh këto reklama kanë qënë lehtësisht të injorueshme. Por në disa raste një klikim aksidental i tyre ka bërë të mundur vjedhjen e shumë të dhënave personale.

Kjo politikë e re do t’a përmirësojë së tepërmi eksperiencën dhe sigurinë e përdoruesve të sistemit Android. Por janë disa raste të cilat bëjnë përjashtim. Këta janë përdoruesit me smartphone që vijnë me Amazon special offers.

Burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0