Ilir Rruci, student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ka krijuar djepin elektrik, i cili është praktik edhe në jetën e përditshme. Iliri ka thënë se ky djep funksionon me telekomandë, muzikë dhe me pilot që aktivizohet deri në 10 metra.
“Këtë realizim e kam bërë për mbesën time dhe testimin e kam bërë me të,” shprehet ai.
Rruci përveç djepit elektrik ka krijuar edhe dronin solar: “Me realizimin e dronit e kam sfiduar veten në garat e mbajtura gjatë muajit Korrik, në New York të Amerikës, ku kam fituar edhe vendin e tretë në botë.” Ai ka shtuar se studimet në Kolegjin AAB e kanë ndihmuar në punën e programimit dhe i falënderon të gjithë profesorët për punën e tyre të palodhshme ndaj tij dhe studentëve tjerë.
burimi: AAB-Edu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto