A do të dëmtohen mekanikët e vegjël nga makinat elektrike?

A do të dëmtohen mekanikët e vegjël nga makinat elektrike?


Craig Van Batenburg filloi karrierën e tij si mekanik makinash në vitin 1970. Për shumë vite, 67 vjeçari nga Massachusetts, ka folur për diçka që atë e shqetëson.

Ndërkohë që një uragan makinash elektrike janë duke ardhur, kjo do të zhdukë një forcë të madhe punëtore që ka qënë këtu prej vitesh. Pikërisht, serviset e vogla të lagjeve. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Makinat elektrike nuk kanë kaq shumë nevojë për mirëmbajtje. Ato nuk kanë nevojë për ndërrim vaji, kanë më pak pjesë të çmontueshme, dhe prishen më pak. Disa probleme, mund të riparohen edhe nëpërmjet updateve të cilat kryhen online në makinë.

Kjo industri në Amerikë ka të punësuar rreth 750.000 punëtorë, rreth 4 herë më shumë se minatorë. Kështu, ata janë profesionistë tepër të kualifikuar të cilët nuk janë të përgatitur kundrejt këtij ndryshimi.

Lexoni: E ardhmja e ikonës Rolls Royce është 100% elektrike!

“90% e industrisë tonë nuk ka bërë asgjë, absolutisht asgjë që të parapërgatitet. Ata thjesht i kthejnë mbrapsht makinat dhe i thonë pronarëve: Ne nuk punojmë me këto makina. Shko tek Ford ose Toyota”.

Pavarësisht se ishte ideja e Volvo apo GM që të ndalojnë së prodhuari makina me djegie të brendshme, vrulli i Uber për të zhvilluar flota taksish autonome, e sjell këtë moment çdo muaj e më pranë. Van Batenburg mendon se anonçimi i Volvo ishte “pika e kthimit” jo zyrtare. Ai gjithashtu ka një kompani e cila përgatit forcë punëtore per makinat elektrike dhe hibride. Axhenda e tij më parë ishte e zënë 3 muaj në avancë. Sot? Më shumë se 1 vit.

Serviset e vogla indipendente, të cilat janë rreth 160.000 në Amerikë, kanë kryer gjithmonë shërbimet periodike të makinës. Shpesh ka ndodhur që pas kësaj, të identifikohet një problem tjetër dhe kështu serviset të fitojnë disa para më shumë dhe të krijojnë një marrëdhënie të afërt me klientët.

Por makinat elektrike, kërcënojnë vazhdimësinë e kësaj metode.

Makinat me djegie të brendshme kanë shumë komponentë të ndarë dhe kjo bën që të rritet numri i riparimeve të kryera. Kështu për shembull, makinat elektrike kanë nevojë për ndërrimin e ferrotave të frenave më pak. Kjo sepse një pjesë e frenimit kryhet nga elektromotorri, dhe kjo bën që brumi i ferrotave të konsumohet më ngadalë. Analizat parashikojnë se të gjitha kostot, do të jenë më të ulëta për makinat elektrike.

Van Batenburg ka përdorur një Nissan Leaf për më shumë se 1 vit. Ajo, ka patur nevojë vetëm për 1 orë servis gjatë gjithë kësaj kohe.

“Ne gjithmonë do të kemi nevojë për një teknik për makinat elektrike”. – shprehet ai. “Por do të ketë shumë humbje të vendeve të punës sepse kërkesa do të jetë tepër e ulët”. Sipas tij, 2/3 e forcës punëtore do të ngelë “në mëshirë të fatit”.

Por disa të tjerë janë pak më optimistë. Ata shprehen se koha do të nxjerrë probleme të reja me makinat elektrike apo hibride. Gomat, suspensionet, bateritë etj, të gjitha këto, do të duhet të ndërrohen. Kjo, ndoshta do të krijojë disa hapësira të reja për “ish-mekanikët”, dëshmorë të ndryshimit të teknologjisë.

Burimi: The Washington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0