Jack Ma: "Nuk ka më 'Made in China', në të ardhmen çdo gjë do të jetë 'Made in internet"

Jack Ma: “Nuk ka më ‘Made in China’, në të ardhmen çdo gjë do të jetë ‘Made in internet”


Gjatë konferencës globale të investitorëve të Alibaba 2017, Ma tha se shumë klientë në ditët e sotme kërkojnë produkte të personalizuara, prandaj prodhimi në masë dhe modeli me një madhësi nuk do të jenë më norma në të ardhmen.

Ma tha se në 30 vitet e ardhshme, zhvillimi i inteligjencës artificiale, të dhënat e mëdha, cloud dhe makineritë e specializuara do të tejkalojnë imagjinatën njerëzore, kështu që ai mendon se zinxhiri i prodhimit dhe furnizimit në të ardhshme do të ndërpriten. “Në të kaluarën, thuhej ‘Made in China’ ose ‘Made in France’, por e ardhmja do të ‘Made in internet’ – mund të dizenjohet në SHBA, prodhohet në Gjermani, grumbullohet në Kinë dhe shitet për pjesën tjetër e botës.”

Ndërkohë, kompania njoftoi të martën se ka krijuar një komision të dedikuar për “pesë tendenca të reja”, duke përfshirë pakica të reja, financime të reja, prodhime të reja, teknologji të re dhe energji të reja për të përfituar nga mundësitë që ata paraqesin.

Ja çfarë ka thënë Ma në një letër të hapur për punonjësit e tij:

“Njerëzit shqetësohen për big data, inteligjencën artificiale dhe dixhitalizimin, por unë mendoj që të gjitha këto janë shumë normale. Fabrikat prodhuese nuk do të sjellin shumë vende pune. Në dyqind vitet e kaluara ato kanë hapur vende pune, por sot për shkak të inteligjencës artificiale, për shkak të robotëve, fabrikat nuk janë më motori gjenerues i vende të punës,” thekson drejtuesi i Alibaba.

“Industria e shërbimeve do të jetë driveri kryesor i punësimit. Pra nuk duhet të flasim për ‘Made in China’, ‘Made in USA’ sepse do të flasim për ‘Made in Internet’. Shumica e biznese të vegjël do të jenë të fuqishëm, shumica e bizneseve të vegjël do të bëhen global,” – vazhdon ai, “Në 30 vitet e mëparshme kompanitë e mëdha përfituan nga globalizimi, por në 30 vitet e ardhshme unë besoj se të paktën 60% e biznese të vogla do të përfitojnë nga globalizmi.”

/Marketing

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0