Bledar Meti, intelektuali shqiptar tashmë Menaxher Rajonal në Home Office

Bledar Meti, intelektuali shqiptar tashmë Menaxher Rajonal në Home Office


Shqiptari me ëndërra të mëdha, i cili përjetonte drithërime kur hynte në ato ndërtesa të larta, sot ulet në tryezë si i barabartë me shumë zyrtarë të tjerë të Anglisë. 

Bëhet fjalë për Bledar Metin, i cili u rrit dhe shkollua në Shkodër. Bledari sot është  Menaxher Rajonal në Home Office në Angli. Dëshira për të arritur sa më shumë në jetë e ka bërë atë një njeri kritik ndaj vetes dhe kjo “kërkesë llogarie” ka bërë që ai të arrijë aty ku ka ëndërruar.

Fillimisht ka qenë oficer drejtues për zyrën e emigracionit, ndërsa tani është një nga figurat më të rëndësishme të Home Office.

Lexo: Erolda Çela, 21 vjeçarja që përfaqësoi Shqipërinë në European Fashion Passaport

Menjëherë pas largimit, edhe pse kishte në portofolin e tij disa diploma, ai u diplomua për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, duke marrë kështu dhe titullin “Ba Hons”, në Universitetin Perëndimor të Anglisë, në Bristol. Kjo në një farë mënyre ishte edhe shtysa për të zgjedhur Gjermaninë për të vazhduar më tej studimet në projektin Europian ERASMUS. Ai është rikthyer në Britani për të përfunduar vitin final dhe është diplomuar në Britani. Pas diplomimit Bledari rikthehet në Shqipëri, për të punuar në Ministrinë e Jashtme, në zyrën e marrëdhënieve me vendet fqinje, Greqinë, Turqinë dhe Italinë nën projektin “Kthim për një të ardhme më të mirë” vend në të cilin punoi për disa muaj.

Fakti që mban dy nënshtetësi, ia ka bërë më të lehtë aksesin në tregun e punës në Britani. Mundësitë në Britani ishin më të mëdha dhe të drejtat gjithashtu. Kënaqësia që i jepnin arritjet ishte plotësuese për të. Nuk ka qenë aspak i lehtë ky rrugëtim, pasi në fillimet e tij i është dashur të bëjë punë nga më të ndryshmet si barist, kamarier, madje i është dashur edhe të shërbejë nëpër dasma. E gjithë kjo vetëm për të bërë realitet ëndrrat e tij, synimet me të cilat kishte ardhur nga Shkodra.

Ishte sfidë më vete balancimi i jetës me punën dhe gjetjes së kohës për studimet në universitet. Shpesh i është dashur të studiojë, aq sa nuk përjashtohen rastet ku edhe e ka gdhirë në bibliotekën e universitetit.  Vetëm pasioni dhe vendosmëria të garanton arritjen në vijën e finishit.

Për BusinessMag.al ai thotë se realiteti dhe ëndërrat janë gjithmonë dy gjëra të ndryshme. Largimi nga Shqipëria, një vend me tjetër stil shoqëror, më mesdhetar në mendësi ndryshe nga ajo që ka bota, është vështirë të adaptohesh në një vend të ri. “Në anglisht ka një shprehje që thotë: “Vetëm në fjalor fjala suksess (success) gjendet para fjalës punë (work)”. Më duhet të punoja madje shumë për suksesin. Çdo gjë e arritur ka ardhur falë punës dhe përkushtimit konstant.”

Bledi zotëron pesë gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht, italisht, spanjisht dhe frengjisht. Sfidat janë motivuesi më i madh i tij, ndërsa besimi i madh në vete dhe e ka bërë atë të palëkundur në atë që ka synuar, prandaj sot ja ka dalë të jetë në një pozicion të tillë në departamentin më hijerëndë në Angli.

Lexo: Anxhela Ferro, shqiptarja që do të dizenjojë mjetet e transportit në Francë

Edhe pse është sistemuar mirë për vete ai kurrë nuk e ka lënë pas dore Shqipërinë, mendon gjithmonë për të dhe në fakt ai ka disa plane. Në një ditë të afërt synon të dërgojë një shqiptaro-britanik në parlamentin britanik dhe dita nuk do jetë e largët, pasi sipas tij brezi i dytë i përmbush gjitha kushtet për të arritur këtë qëllim që do jetë arritje për çështjen shqiptare. Një tjetër hap i rradhës i tij do të jetë angazhimi dhe organizimi i një armate intelektuale të jashtme (diasporës) dhe të brendshme për ta paraqitur para shqiptarëve si mundësia e vetme e shpresës.

“Vetëm një gjeneratë e tillë, me një mentalitet të tillë dhe vetëm kështu mund t’i jepet fund tranzicionit të gjatë dhe të dhimbshëm që e vuajnë shqiptarët çdo ditë”.     

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0