BusinessMag këtë fundvit ju sugjeron disa ide dhuratash për të dashurit tuaj - Business Magazine Albania

BusinessMag këtë fundvit ju sugjeron disa ide dhuratash për të dashurit tuaj


Dhjetori pa dyshim ështe periudha më e bukur e vitit. Atmosfera, zbukurimet, pushimet, koha që kemi për të kaluar pranë të dashurve tanë e bëjnë atë akoma edhe më të bukur. Por ajo që na fal kënaqësi shtesë janë dhuratat, të cilat janë dhe një dilemë e madhe, pasi është e vështirë të vendosësh se çfarë t’ju dhurosh njerëzve të dashur.

BusinessMag si çdo vit edhe këtë herë vjen me disa sugjerime për të dalë faqebardhë me dhuratat tuaja.

  1. Shportë me produkte shqiptare nga Agrimona

Agrimona është një biznes social, themeluar nga Sonila Marku që promovon dhe mbështet tregtimin dhe zhvillimin e produkteve lokale cilësore shqiptare. Një kombinim i produkteve nga Agrimona sjellë në një shportë përbën një dhuratë shumë të këndshme për këdo që do e marrë.

  1. Një trajtim në qendër estetike

Fundi i vitit na gjen gjithmonë duke punuar fort, shumë të ngarkuar e të lodhur dhe ku ka dhuratë më të bukur sesa një trajtim në një qendër estetike. Ju mund t’i dhuroni të dashurve tuaj një masazh relaksues për trupin apo fytyrën, një trajtim për flokët apo thonjtë. Këtë po ua lemë juve në dorë.

  1. Verë nga Kantina Alimani

Dhurata që nuk del kurrë nga moda është një shishe verë. Një dhuratë e thjeshtë, e mirë dhe pa shumë mundime. Mund të zgjidhni nga shumëllojshmëria e verërave të Kantinës Alimani apo mund të përfitoni nga kombinimet e veçanta për dhurata.

  1. Shumëllojshmëri zgjedhjesh nga Aladini

Aladini siç mund ta dini është platforma më e madhe e shitjeve online në Shqipëri, kështu që ju mund të zgjidhni çfarëdo që dëshironi nga produktet për të bërë dhuratat tuaja. Për dikë të apasionuar pas makinave ju sugjerojmë t’i bëni dhuratë një varëse çelësi me personalizimin e targës së makinës që dëshironi. Gjithashtu një dhuratë e këndshme do të ishte edhe një Matës Aktiviteti fizik M3, i cili ju tregon çfarë keni bërë gjatë ditës ose ju rikujton nëse jeni duke bërë një jetë sedentare.

   

  1. Aksesorë apo rroba nga Gral Albania

Gral Albania është një qendër tregtare online, ku ju mund të përzgjidhni produktin që dëshironi për t’ja bërë dhuratë të dashurve tuaj. Nëse doni që e dashura juaj t’ju urojë gjithë dimrin, BusinessMag ju sugjeron t’i dhuroni asaj një palë pupa të ngrohta me pellush. Për ato që dashurojnë aksesorët, spilat e ndryshme janë një dhuratë perfekte. Por jo vetëm kaq aty mund të gjeni çdo produkt për femra, meshkuj dhe fëmijë që do të ishin dhurata më e mirë këtë fundvit.

  1. Dhurata të personalizuara nga Choose Artstyle

Nëse doni të mbaheni mend gjatë, atëherë zgjedhja më e mirë për një dhuratë janë personalizimet. Janë dhurata që ngelin si kujtim dhe kur bëhen me dashri, lumturia shtohet dyfish. Një ndër dhuratat më simbolike të vitit të ri është kalendari, e sidomos kur ju e personalizoni atë me momentet më të paharrueshme në çdo muaj. Gjithashtu suprizojini miqtë tuaj me këtë orë me kujtimet tuaja më të bukura brenda saj.

  1. Punime Unike Artizanale Me Gurë Natyralë nga Hora Artizanal

Aksesorët si varëset, vathët, byrzylykët me gurë natyralë janë një ndër dhuratat më të veçanta këtë fundvit. Gurët si Onyx, Agata, Perlat, Tiger’s eye, Blood stone, Amethyst etj, ofrojnë një mundësi të mirë për të bërë dhuratën perfekte.

  1. Produkte kozmetike nga Erboristeria Di Klea

Produktet kozmetike nuk janë kurrë të tepërta në trajtimin e fytyrë, lëkurës apo flokëve tuaj. Erboristeria Di Klea ofron produkte organike, të cilat do të përbënin një dhuratë mjaft të mirë për të dashurit tuaj. Që nga produktet e lëkurës, flokëve, fytyrës, të gjitha të krijuara me shumë dashuri do të ishin një dhuratë që nuk i thuhet kurrë jo.

Të tjera sugjerime mund të shikoni më poshtë: 

Dhuratat që mund ti bëni kolegëve për festat e fundvitit
Ja cilat janë dhuratat më të mira që mund të bëni për bizneset partnere
DHURATA SIMBOLIKE PËR TË DASHURIT TUAJ KËTË FUNDVIT!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0