Fiat Chrysler dhe Peugeot bien dakord për shkrirjen mes tyre - Business Magazine Albania

Fiat Chrysler dhe Peugeot bien dakord për shkrirjen mes tyre


Fiat Chrysler dhe prodhuesi francez i automobilave Peugeot ranë dakord këtë javë për shkrirjen me vlerë 50 miliardë dollarë, çka do të krijojë prodhuesin e katërt më të madh në botë të makinave.

Dy kompanitë, kanë njoftuar planet e tyre të shkrirjes gati dy javë më parë. Ende nuk ka një emër për kompaninë e re, ndërkohë që prodhuesit e automobilave në Botë po përballen me rënie të kërkesës dhe kosto të mëdha për të zhvilluar modele më të pastra dhe automjete elektrike.

Shkrirja mes Fiat Chrysler dhe grupit PSA synon që përmes bashkimit të teknologjisë të ulë kostot deri në 3.7 miliardë euro në vit. Shkrirja pritet të përfundojë pas rreth një viti e gjysëm sipas kompanive.

Përpara se të realizohet marrëveshja, Dongfeng, aksioneri kinez i Peugeot, firma kineze, do të ulë peshën e tij të aksioneve, duke i shitur pjesën tjetër të aksioneve grupimit të aksionerëve. Te grupi i ri, kompania kineze do të mbajë 4.5% të aksioneve.

Palët e çdo grupi do të mbajnë 50% të entitetit të ri. Të ardhurat pritet të jenë 170 miliardë euro, me një fuqi punëtore prej 400 mijë veta dhe me aftësinë për të investuar në teknologji të reja për të sjellë automjetet e së ardhmes.

Lexo: A do të shkrihet Chrysler në takimin e radhës të bordit të FCA?

Peugeot dhe Fiat kanë konfirmuar se kompania e re do të ketë një bord prej 11 anëtarësh, ku 5 do të zgjidhen nga Peugeot dhe 5 të tjerë nga Fiat. Shefi i Peugeot, Carlos Tavares, do të jetë ekzekutivi i kompanisë së re për një mandat 5-vjeçar.

FinancianlTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0