Rivian, prodhuesi i kamionëve elektrikë prodhuar R1T dhe R1S SUV, do t’ju pëlqejë jashtëzakonisht shumë. Disa veçori tejet interesante e bëjnë këtë makinë elektrike unike.
Kompania ka postuar këtë javë një video të kamionit R1T që bënte kthesa 360 gradë në vend.
Zëdhënësi i Rivian, Amy Mast shpjegoi se si funksionon. Sipas tij, “katër motorët e automjetit kontrollojnë në mënyrë të pavarur çiftet rrotulluese në secilën rrotë, duke lejuar që çdo çift të rrotullohet në drejtime të kundërta në secilën anë të automjetit”.
Quad Motor Tank Turn, siç e quan kompania, do të jetë në dispozicion si në R1T ashtu edhe në R1S.
Rivali më i afërt i Rivian R1T, Tesla Cybertruck, pritet të hyjë në prodhim në fund të vitit 2021. Rivian besohet se do të mposhtë Audi, Mercedes-Benz-in dhe BMW.
Kompania pret që kamioni i saj dhe SUV të dalin në shitje pas një viti përkundrejt një vlere që nis nga 62.000 euro për kamionin dhe 65.000 euro për SUV.
Treshja gjermane nuk ndërton kamionë elektrikë, por ato janë të gjitha në faza të ndryshme zhvillimi dhe prodhimi të SUV-it të tyre elektrike për tregun amerikan.
Shikoni videon duke klikuar më poshtë
Tank Turn. Available on the R1T and R1S 🙂 pic.twitter.com/AsRKnFJGWr
— Rivian (@Rivian) December 25, 2019
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.