Certifikohen 13 mjeshtra zejtarë

Certifikohen 13 mjeshtra zejtarë


 Në ambientet e Dhomës Tregtare të Zejtarisë u mbajt konferenca e parë e zejtarisë, Formimi profesional, praktik dhe modern për të plotësuar nevojat e biznesit me fuqi punëtore të kualifikuar”.Organizatorët theksuan nevojën e mbështetjes së artizanëve dhe nxitjes së vetëpuniKjo ceremoni bëri bashkë figura të njohura shqiptare dhe gjermane ku ndër ta përmendimësimit në këtë drejtim. Kryetari i Dhomës Luan Bregasi, tha se shembujt e mirë janë tashmë në treg dhe nevojitet që shkollat e qendrat e formimit profesional të marrin një rol më të rëndësishëm në këtë drejtim.

Në fjalimin e tij, Luan Bregasi theksoi arritjen për krijimin e ligjit të Zejtarisë. “Kjo dhomë e ka nisur aktivitetin në shërbim të sipërmarrësve dhe komunitetit të zejtarëve. Misioni i saj është të ndihmojë zejtarët dhe të japë praktika profesionale, që nesër të kemi në treg profesionistë të vërtëtë.”

Ministrja e Financave Anila Denaj theksoi rëndësinë e kualifikimit të fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës. Ministrja theksoi se, gërshetimi i teorisë me praktikën është tepër i rëndësishëm për arsimin profesional. “Arsimimi dual, me 50 % kohë në trajnim dhe 50% kohë në punë, është një edukatë gjermane, të cilën mund ta adoptojmë në kushtet shqiptare aty ku është e nevojshme.

Lexo: Nxitja e zhvillimit të zejtarisë, drejt krijimit Dhoma Kombëtare e Zejtarisë

Dhoma Kombëtar e Zejtarisë çertifikoi me titullin Mjeshtër nga Dhoma e Zejtarisë i disa prej figurave jo pak të njohura të artit, sipërmarrjes dhe zejtarisë.

U nderuan me titullin Mjeshtër:

  • Tereze Gega- Mjeshtre në sektorin e artizanatit
  • Gëzim Hidri – Mjeshtër në përpunimin e gurit
  • Marjana Kroi – Mjeshtre në fushën e estetikës
  • Vasillaq Kolevica – Mjeshtër në fushën e qeramikës
  • Reshat Taku – Mjeshtër në kulinari
  • Neritan Rustemi – Mjeshtër në pastiçeri
  • Adelina Theodhori – Mjeshtre në artizanat
  • Florenca Reci – Mjeshtre në artizanat
  • Meliha Zyberi – Mjeshtre në artizanat
  • Avni Nela – Mjeshtër i milellit dhe i bukës
  • Anida Morina – Mjeshtre në ndërthurjen e modernes me tradicionalen
  • Erti Byturku – Mjeshtër berber
  • Rifat Toska – Mjeshtër i përpunimit të drurit

Në bashkëpunim me Dhomën e Zejtarisë Koblenz Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në Shqipëri synon:

  1. Zbatimin e plotë të ligjit shqiptar për Zejtarinë;
  2. Ndërtimin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë dhe strukturave të saj;
  3. Krijimin e regjistrit të nërmarrjeve zejtare dhe mjeshtrave;
  4. Organizimin dhe kordinimin e trajnimeve të zejeve;
  5. Arsimimin dhe trajnimin e zejtarëve dhe praktikantëve;
  6. Krijimin e ofertave të shërbimit për kompanitë anëtare;
  7. Konceptimin e performacës publike të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë;
  8. Ne ndjekim zejtarët në rrugën e tyre drejt suksesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0