Zebra Agency ndihmon klientët të njohin dhe zhvillojnë identitetin e tyre, duke e bërë atë unik dhe të paharrueshëm. Së bashku me klientët ata përqendrohen në arritjen e qëllimeve të përbashkëta strategjike, buxhetin dhe marketingun.
Zebra Agency ka treguar mjaft sukses në projekte të ndryshme si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.
Një projekt të suksesshëm që e kanë realizuar kohët e fundit, është brandimi i fushatës kundër ndotjes së ujit për klientin nga Mali i Zi, ADP-Zid dhe Ministrinë e Administratës Publike, projekt i cili është financuar nga Bashkimi Europian.
Për të mësuar më shumë rreth punës dhe shërbimeve të tyre, vizitoni website-in www.zebra.agency
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
