Po ashtu të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, si dhe personalitete të tjera të institucioneve publike e financiare në vend, sipërmarrjeve të ndryshme në Shqipëri, etj.
Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank International, z. Strobl, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi 15 vitet e suksesshme të Raiffeisen Bank në Shqipëri: “Ka pasur vazhdimisht sfida, por më së shumti vite suksesi. Raiffeisen është gjithmonë e gatshme të mbështesë zhvillimin e klientëve të saj, si individëve, ashtudhe korporatave. Me krenari mund të themi se ne përpiqemi vazhdimisht të investojmë në produkte dhe shërbime novatore duke iu ofruar të gjithë klientëve një marrëdhënie gjithmonë e më pozitive me bankat”, theksoi Strobl.
Lexo: Raiffeisen Bank nderohet me çmimin “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri nga EMEA Finance
Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri z. Christian Canacaris shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë klientët dhe partneret e biznesit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre dhe siguroi edhe një herë që Raiffeisen Bank do të vazhdojë bashkëpunimin dhe kontributin e saj në zhvillimin e mëtejshëm të tregut bankar shqiptar nëpërmjet investimit të vazhdueshëm në risitë më të fundit teknologjike, duke e lehtësuar kështu përvojën bankare të të gjithë klientëve të saj. Gjithashtu z. Canacaris shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë stafin e Raiffeisen Bank për përkushtimin dhe kontributin e tyre, si çelësi i suksesit të Bankës në këto 15 vite.
Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, përshëndeti të pranishmit në emër të qeverisë shqiptare dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetjen dhe kontributin që Raffeisen Bank ka dhënë në funksion të përgjegjësisë sociale, si dhe dijen që ka sjellë në Shqipëri. “Jam sot këtu për të shprehur mirënjohjen për gjithçka Raiffeisen bën në funksion të përgjegjësisë sociale e përtej kësaj për të shprehur konsideratën dhe mirënjohjen lidhur me të gjithë dijen që Raiffeisen Bank ka sjellë në Shqipëri, duke i shërbyer jo thjesht vetes, por të gjithë sistemit bankar në vend. Vlera kryesore që bankat sjellin në mjedisin ku ato vendosen është dija. Dija përmes së cilës zhvillohen dhe nxisin të tjerët që të zhvillohen. Përgjegjësia sociale dhe dija janë dy elemente të sjella si kontribut në këtë shoqëri.”
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj në fjalën e saj u shpreh: “Në 15 vite të prezencës suaj në Shqipëri, Raiffeisen Bank ka qenë një histori suksesi, sepse gjithmonë ka guxuar të sjellë risi në treg në produkte, rritje kapacitetesh për stafin dhe mbi të gjitha teknologji novatore. Iniciativat tuaja në fushën e novacionit dhe përqafimi i vazhdueshëm i ndryshimeve teknologjike dhe rregullatore, që qeveria sjell për sektorin privat, janë shembuj të mirë të një bashkëpunimi të frytshëm për një klimë biznesi të mirë dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.”
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, vlerësoi zhvillimin e Raiffeisen Bank gjatë këtyre 15 viteve, ndër të tjera tha: “Ky institucion mund të konsiderohet fare mirë një burim i kulturës së bankingut evropian dhe i ideve novatore, një bankë e qëndrueshme që arrin të përballojë krizat dhe të ruajë besimin e depozituesve dhe të investitorëve, një nga promotorët e sistemit bankar shqiptar, në zhvillimin e të cilit ka lënë gjurmën e vet të qartë. Në të njëjtën kohë, Raiffeisen ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të projekteve madhore në vend në fushën e energjisë, të infrastrukturës, etj, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e ekonomisë”.
Rreth Raiffeisen Bank
Raiffeisen Bank është një nga bankat më të mëdha në vend. Totali i aseteve të saj është afro 1.8 miliardë Euro. Raiffeisen Bank International bleu Bankën e Kursimeve në Shqipëri në vitin 2004 dhe gjatë këtyre 15 viteve Raiffeisen Bank e ka transformuar plotësisht bankën e vjetër shtetërore në një bankë me shërbime të plota, që u shërben të gjithë sektorëve të biznesit dhe klientëve individë.
Lexo: Prezantohet “Sfida Rajonale Elevator Lab Shqipëri & Kosovë” në universitete
Raiffeisen Bank është gjithnjë e më shumë e fokusuar në shërbimin ndaj klientit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve bankare, duke kryesuar tregun përsa i përket novacionit. Në vitin 2015 Raiffeisen Bank nisi rrugëtimin e transformimit duke ndërmarrë një strategji ambicioze për të shndërruar përvojën bankare të klientit nga shërbimet fizike në digjitale.
Raiffeisen On, platforma dixhitale nëpërmjet të cilës kryhen veprimet bankare online, apo RONA, asistenti virtual i bazuar në inteligjencën artificiale, si edhe shumë shërbime të tjera moderne e kanë kthyer shërbimin bankar në Shqipëri në një nivel qe krahasohet me standardet evropiane. Raiffeisen Bank u shërben tashmë mbi afro 440,000 klientëve në Shqipëri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.