Vizatimi që u gjet në kuzhinën e një plake shitet për 24 milionë euro

Piktura që u gjend në kuzhinën e një plake shitet për 24 milionë euro


Piktura e artistit italian Cimabue, u zbulua muajin e kaluar në Francën veriore. Piktura pritej të merrte deri në 6 milionë euro në ankand. Por, oferta fituese tejkaloi shumë pritjet dhe piktura u shit për një shumë katër herë më të lartë.

Shtëpia e Ankandit Acteon, tha që shuma e paguar nga një blerës anonim nga Franca veriore, ishte një rekord i ri botëror për një pikturë mesjetare të shitur në ankand.

“Kur një punë unike e një piktori aq të rrallë sa Cimabue vjen në treg, duhet të jesh gati për surpriza”, tha drejtori i shtëpisë së ankandeve Dominique Le Coent për agjencinë e lajmeve Reuters.

Lexoni gjihashtu:

Blerja më e “çmendur” e kësaj jave: 1 milion dollarë vetëm për një vend parkimi

Për vite me radhë, piktura varej në një kuzhinë të vjetër në qytetin e Compiègne. Ajo u vu re nga një punonjës i shtëpisë së ankandeve, i cili këshilloi pronarin e saj që ta vlerësonte atë nga ekspertët.

Piktori italian Cimabue, i njohur edhe si Cenni di Pepo, lindi në qytetin e Firencës. Ai ishte aktiv në fund të shekullit XIII dhe në fillim të shekullit XIV – një figurë kalimtare midis artit të stilizuar të periudhës mesjetare dhe veprave më natyraliste të Rilindjes.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0