Dyqan Taxi bëhet Aladini shqiptar

Dyqan Taxi bëhet Aladini shqiptar


Pamje, energji dhe strategji krejtësisht e përmirësuar. Fillimisht nisi si Dyqan Taxi, dyqani i parë online me një gamë produktesh që u përqafua shpejt nga konsumatori shqiptar. Por, bashkë me rritjen ndryshon dhe vizioni, planet… dhe së fundi emri. Shumë kompani si Google, Yahoo, Pepsi, Nike,etj, ndryshuan emrat e tyre të vjetër para se të bëheshin kompani të fuqishme ndërkombëtare.

Ndoshta kjo është edhe strategjia e re e Aladini. Aladini synon të jetë një brand për gjithë rajonin e më tej. Ndërkohë, DyqanTaxi mbetet historia që nuk do të dilte nga kufijtë shqiptarë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 32  të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.

Nëse në vitet 2000 shitjet online konsideroheshin të paimagjinueshme si të gjitha shpikjet e mëparshme, tashmë interneti është kthyer në një konkurrent të frikshëm për të gjitha fushat e zhvillimit ekonomik. Segmenti i shitjeve online në tregtinë me pakicë po njeh rritje të vazhdueshme në Shqipëri. Parashikimet thonë se në vitin 2040, rreth 95% e produkteve do të tregtohen nëpërmjet internetit.

Valer Pinderi, CEO i Aladini thotë se, janë të nevojshme platforma të besueshme shqiptare për blerje online. Sipas statistikave të tregut, në një ditë blejnë në internet rreth 6000 shqiptarë.

Blerjet në faqe të huaja nuk cilësohen tepër efikase, sipas drejtuesve të Aladinit, pasi transporti kushton, kostoja rritet bashkë me doganën e shtuar nga ligji shqiptar dhe numri i përdoruesve dhe zotëruesve të kartave për blerje online është i vogël.

Ku qëndron magjia e Aladinit? Përfaqësuesit e kompanisë thonë se, Aladini do të sjellë tri risi të nevojshme për çdo konsumator. Një skuadër të madhe që monitoron çmimet dhe sigurohet që të gjejmë çmimet më të mira për kategoritë tona në fokus. Kthimin e  produkteve brenda 14 ditëve dhe shërbimin ‘aladini ekspres’ me të cilin produktet mund të dërgohen brenda orës në Tiranë dhe të nesërmen në mëngjes kudo në Shqipëri.

Aladini është tashmë online dhe mund të aksesohet me një klik. “Me Aladinin kemi lançuar një buton. Mjafton vetëm një klikim për ta bërë porosinë. Jam i bindur që askund tjetër në botë nuk ekziston kjo risi dhe tregu i pastrukturuar na e lejon që ne ta realizojmë”, shprehet Pinderi.

Risitë në shërbim, kombinuar me fuqinë e shitjes online, i vënë konsumatorit shqiptar në dispozicion 20.000 produkte. Duke filluar nga veshjet, kujdesi personal, produktet e shtëpisë, elektroniket, produktet për automjetet e deri tek librat apo bebelinot për fëmijë, të gjitha mund të porositen edhe nga telefoni.

Aladini pritet të vijë me një formë të veçantë promovimi, ndaj mos u habisni kur në rrugët e Tiranës të shihni vetë Aladinin me tapetin e tij fluturues, sigurisht në orar pune.

“Guerrilla marketing është vetëm një prej formave që do të vazhdojmë të përdorim edhe më tej për markën e re”, shpjegon z.Pinderi, “Fokusi ynë është kryesisht online, por në rastet kur do të jemi fizikisht do të kemi diçka unike për miqtë tanë”.

Aladini, pjesë e Balfin Group, pritet t’u mundësojë shqiptarëve një eksperiencë më cilësore për blerjet në internet, duke synuar më shumë thjeshtësi.

“Ne jemi të vendosur të ndryshojmë plotësisht këndvështrimin e konsumatorit mbi shitjet online. Këtë do ta bëjmë duke i ofruar besim, siguri në blerjet online por edhe përfitime të shumta. Në këtë këndvështrim kemi një kalendar të ngjeshur për 2019 dhe besoj se do të fusim risi pas risije në tregun shqiptar”, thotë Pinderi.

Artikulli u publikua më parë në faqen 32  të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0