Droga i mbyt djalin, nëna hap qendër këshilluese - Business Magazine Albania

Droga i mbyt djalin, nëna hap qendër këshilluese


Nëna, psikologja dhe aktivistja e Ferizajit, Arjeta Musliu pas humbjes së djalit të saj nga varësia e drogave, së bashku me miq dhe profesionistë të fushave të ndryshme, ka hapur Qendrën Këshilluese, e cila do të shërbejë direkt për parandalimin e kësaj dukurie negative që thuhet se është në rritje edhe në qytetin e Ferizajit.

“Nevoja e madhe që është krijuar, jo që kemi dyshuar që nuk është e nevojshme një qendër e tillë, por duke e llogaritur stigmën që është prezente sidomos në këtë dukuri negative, na gëzon ky fakt që me besimin më të madh do ja dalim. Do ja dalim që ti qëndrojmë sa më afër individëve dhe familjarëve në nevojë, përmes këshillimeve, përmes teknikave tona profesionale që i kemi. Dhe rininë tonë që është pasuria jonë më e madhe, ta kemi të shëndoshë”, ka thënë Musliu për Rtv Tema.

Nevojën e hapjes së një qendre të tillë e kanë konfirmuar edhe ata që merren çdo ditë me parandalimin e kësaj dukurie negative. Shkëlzen Marevci, i cili tashmë ka botuar një libër me rrëfimet e personave të varur nga droga, por edhe me familjarë viktimash në Ferizaj, tha se ky qytet duhet të bëjë më shumë rreth parandalimit të kësaj të keqe që sipas tij çdo ditë është në rritje.

“Një qendër e tillë është më se e nevojshme për qytetin e Ferizajit edhe për Kosovën, për shkak se të rinjtë kanë nevojë që dikush të jetë në mbështetjen e tyre. Dhe Arjeta, si një familjare, si një viktimë e këtij fenomeni, i ka mbledhur të gjitha forcat dhe ka marrë një iniciativë të jashtëzakonshme”, është shprehur ai për Rtv Tema.

Qendra këshilluese do të funksionojë çdo ditë pune nga ora 10:00 deri-18:00, ndërsa në të do të angazhohen profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët me mënyrat e tyre do të kontribuojnë në parandalimin e varësisë nga drogat.

Rtv Tema

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0