Dhjetë gjërat që ju meritoni nga puna juaj përveç pagës mujore

Dhjetë gjërat që ju meritoni nga puna juaj përveç pagës mujore


Ju po punoni vazhdimisht dhe po jepni shumë nga vetja juaj. Në fund të muajit ju shpërbleheni për atë ç’ka punoni. Por a është kjo që ju meritoni vërtet për produktivitetin tuaj? Në këtë artikull do të lexoni 10 gjërat që secili nga ne meriton nga vendi i punës, përveçse një pagesë mujore.

  • Një mjedis i këndshëm, i sigurt dhe i rehatshëm pune pa rreziqe fizike
  • Një mjedis i besueshëm në të cilin punonjësit mund të flasin pa frikë atë që mendojnë, duke mos u stepur se se mund të ndërshkohen
  • Një mjedis mbështetës për punën në grup, bashkëpunim dhe inovacion
  • Mirënjohje për punën e palodhur të një punonjësi dhe ndershmërinë në komunikim për çdo temë, të lidhur me punën apo çështje të ndryshme
  • Udhëheqja dhe mbikëqyrja kompetente dhe etike
  • Trajtimi i drejtë, paga dhe politikat e menaxhimit
  • Mundësia për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht
  • Punonjësit e trajnimit, pajisjeve dhe komunikimit duhet të jenë të suksesshëm në punët e tyre
  • Përfitime të arsyeshme të punonjësve përfshirë pushimet, kohën personale apo rastet kur nuk ndiheni mirë
  • Respektimi i jetës private

Lexo: Stresi dhe puna: Ja çfarë pasojash sjell ai në ambientin e punës

Përveç intervistave të punës, ju duhet t’i kushtoni vëmendje komunikimit tuaj me punëdhënësit gjatë procesit të intervistimit. Nëse ata vërtetë e vlerësojnë pregatitjen tuaj atëherë ju do të ndjeheni të vlerësuar, në të kundërt do të jeni duke shkuar në një punë e cila do t’ju mërzitet shpejt!

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0