Stresi dhe puna: Ja çfarë pasojash sjell ai në ambientin e punës - Business Magazine Albania

Stresi dhe puna: Ja çfarë pasojash sjell ai në ambientin e punës


Ramiola Kalemi, psikologe në Durrës, thotë se në mënyrë specifike është reflektimi i një gjendjeje të tepruar, shpeshherë nervozizmi, që ndikon në krijimin e konflikteve të ndryshme brenda anëtarëve të familjes.

Sjellja dhe gjendja emocionale e një individi të prekur nga çrregullime të ankthit e depresioni ndikojnë mbi të gjithë dinamikën e organizimit të familjes, duke krijuar shpeshherë konflikte. Mendimet negative shpesh kthehen në një burim pesimizmi për të gjithë pjesëtaret e familjes. Tërheqja apo mbyllja brenda vetes krijon prishje të ekuilibrit të marrëdhënieve dhe ndërton ndjenjën e refuzimit, si dhe një klimë të tensionuar, që nuk është aspak e lehtë të administrohet.

Duke qenë se kjo lidhje është mjaft e madhe, sot të gjithë hulumtuesit vënë theksin në rëndësinë e psikoedukimit, në rëndësinë e trajtimit të këtyre problematikave jo vetëm me medikamente, të cilat në shumicën e rasteve vetëm e përkeqësojnë gjendjen e depresionit dhe të ankthit, por trajtimi mund të bëhet përmes përfshirjes së të gjithë familjes në dhënien e një kontributi për të ndihmuar të afërmin e tyre që është duke përjetuar këto problematika”, thotë Kalemi.

Ndikim negativ në mjedisin e punës

Psikologia Ramiola Kalemi pohon se suksesi në mjedisin e punës varet nga kontributet e të gjithëve. Kjo është arsyeja pse askush në vendin e punës nuk mund të përballojë injorimin e shenjave të depresionit të qoftë edhe një punonjësi të vetëm.

Përvoja e disa gjendjeve të depresionit është universale, çka do të thotë se shumëkush nga ne mund ta ketë provuar një episod të lehtë, i cili ka kaluar shumë shpejt. Ky është motivi pse shpesh punëdhënësit kanë vështirësi në identifikimin e formave më të rënda të depresionit që mund të jetë duke përjetuar një punonjës, duke rezultuar në përkeqësimin e marrëdhënieve dhe përkeqësimin gjithashtu edhe të performancës të punës. Këto forma janë të njohura si depresioni klinik.

Disa nga format e zakonshme të depresionit përfshijnë:

• Burnout

Ky term i amortizuar nga përdorimi është aplikuar për herë të parë tek punëtorët të cilët, pas shumë vjetësh, kanë arritur kufijtë e energjive të tyre, vëmendjes apo angazhimit. Sot ky term gjithashtu përfshin edhe përvojat më afatshkurtra të punës, rezultatet e të cilave mund të jenë të padëshirueshme.
Viktimat e Burnout mund të bëhen cinikë, kritikues dhe përçarës – ose të tërhequr në sjellje antisociale dhe të bëhen abuzues të substancave të tilla si alkooli ose droga.
Viktimat e Burnout ka të ngjarë të shfaqin rezistencë negative dhe mbrojtëse kundrejt ndërhyrjes nga bashkëpunëtorët ose eprorët, ndërhyrje që janë të pashmangshme në një mjedis pune.

• Çrregullimi Rregullues
Kjo është forma më e zakonshme e depresionit në vendin e punës. Është vlerësuar se një e katërta e njerëzve mund të menaxhojë ndryshime stresuese pa humbur asgjë nga funksionimi normal i përditshëm dhe se rreth 50% mund të përshtaten me ndryshimin stresues brenda disa javësh. Pjesa e mbetur, 25%, shpesh përjetojnë vështirësi të vazhdueshme që mund të çojnë në depresion klinik.

Me ndryshimet që ndodhin vazhdimisht, sot në vendet e punës, çrregullimi i rregullimit është qartazi një çrregullim me një tendencë rritje. Disa nga ndryshimet e vështira për t’u menaxhuar sot në tregun e punës janë; një treg konkurrues, më pak mundësi për të ngjitur shkallët e karrierës, si dhe stresi i ndryshimeve teknologjike.

Shumë efekte të këtij çrregullimi ndodhin në mënyrë të fshehur brenda individëve, pa qenë i mundur identifikimi i tyre në një fazë fillestare. Reagimet e fshehura, herët apo vonë, rezultojnë në sjellje që në një moment apo fazë më të avancuar jo vetëm mund të jetë i vështirë identifikimi i shkakut, por dhe adresimi i duhur i përmasave, që problemi mund të marrë.

Punonjësit duket se e humbin fokusin e objektivave të tyre ose hasin më shumë vështirësi në zgjidhjen e problemeve. Mbikëqyrësit pa dashje mund të përkeqësojnë situatën përmes shpeshherë qortimeve rreth performancës së punonjësve.

Distimia (Dysthymia)

Ky term është relativisht i ri për psikologjinë e punës.
Kjo formë e depresionit shpesh fillon ngadalë, thuajse pa e kuptuar dhe rritet me kalimin e kohës, ose nën trysninë e stresit. Një grup kompleks i simptomave mund të përfshijnë mungesën e entuziazmit, energji të ulët, mungesë vetërespekti dhe një humbje të përgjithshme të nivelit të përqendrimit.

Depresioni madhor

Llojet e mëparshme të depresionit nuk përfshijnë Çrregullimet më të përparuara depresive të tilla si Depresioni madhor, melankoli dhe çrregullimi bipolar (depresioni maniak) që mund të kërkojnë trajtim afatgjatë apo edhe shtrimin në spital.

Burimet e stresit në vendin e punës

1. Shumë ose tepër pak për të bërë: ndjenja e të moskontribuarit mjaftueshëm dhe mungesa e kontrollit.
2. Mungesa e komunikimit të dyanshëm midis menaxherit dhe punëtorëve.
3. Të ndjerit i pavlerësuar.
4. Proceset e paqëndrueshme të menaxhimit të performancës: Punonjësit nuk marrin shpesh vlerësime pozitive.
5. Karriera dhe paqartësi në orientimin e punës: faktorë që ndikojnë tek një punonjës janë “dhe ndryshimi në ngarkesën e punës pa kuptuar arsyen”.
6. Drejtim i paqartë dhe politika të paqarta.
7. Politika që ndërpresin përforcimin e sjelljeve pozitive dhe krijojnë një klimë mosbesimi.
8. Përhapja e ndjenjës së pasigurisë për të ardhmen e organizatës dhe mungesa e përcaktimit të rolit të të punësuarve në të.
9. Ndërprerje të rastësishme të punës, duke mos respektuar kontratën.
10. Sindroma Rutinë: shumë për t’u bërë e të gjitha përnjëherë.

Shenja të depresionit në Vendin e Punës

• Kur një person është në depresion, nuk mund t’i kushtojnë rëndësi sigurisë së tyre, madje shpesh e kërkojnë vetë rrezikun.
• Një person në depresion mund të kalojë nëpër një shumëllojshmëri gjendjesh emotive, të tilla si nervozizëm, zemërim dhe trishtim. Ata mund të bëhen jobashkëpunues ose të zymtë.
• Punonjësit mund të shprehin pakënaqësi me veten, jetën e tyre në shtëpi, ose punën e tyre. Depresioni mund të bëjë një person të ndihet i lodhur vazhdimisht. Nëse i kushtohet vëmendje, do të dëgjohen shpesh deklarata se sa të lodhur ata ndihen.
• Mungesat në vendim e punës mund të nisin të bëhen më të shpeshta. Për shkak se të pranuarit e një gjendjeje depresive si shkaktar të mungesave, nuk është shoqërisht e pranueshme, punonjësit mund shpesh të telefonojnë në punë me justifikime se janë të sëmurë me ftohje apo grip.
• Shumë e zakonshme për personat që vuajnë me depresion është vetëmjekimi, problemet adresohen edhe në përdorimin e tepërt të drogës dhe alkoolit.

burimi: monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0