Gabimi që bëni kur tentoni të tregoheni empatikë - Business Magazine Albania

Gabimi që bëni kur tentoni të tregoheni empatikë


Nuk mund të udhëheqësh më si një robot. Empatia ka rëndësi. Definicioni i empatisë është aftësia për të kuptuar ndjenjat e dikujt tjetër.

Por për fat të keq, kur tregojmë empati, duhet të përballemi edhe me paragjykime.

Për shembull, ju duhet të komunikoni me dikë që ka pasur marrëdhënie të mira me prindin e tyre, pastaj me dikë prindi i të cilit nuk ka qenë kurrë pranë tij, dhe dikë i cili është abuzuar nga prindërit e tij. Tani le të themi që të tre këta individë e përjetojnë vdekjen e prindërve të tyre. Sipërfaqësisht, ju mund të mendoni se ekziston një lidhje mes tyre sepse të gjithë ata kanë të bëjnë me të njëjtën sfidë të rëndësishme, vdekjen e prindit. Por për shkak se secili individ ka një marrëdhënie të ndryshme me prindin e tyre, ata edhe vdekjen do ta përjetojnë krejtësisht ndryshe.

Atëherë, çfarë mund të bësh? Ju nuk mund të thoni, “Unë e di se si ndjeheni”, sepse sinqerisht, ju ndoshta nuk e dini.

Në vend të kësaj, thjesht e hapni bisedën. Lërini ata të thonë çfarëdo që mund t’ju vijë në mendje. Qesh me ta (ose qaj). Lërini ata t’ju japin perspektivën e tyre pa pasur nevojë të supozoni se çfarë përmban ajo.

Nëse empatia ka të bëjë me të kuptuarit se si njerëzit ndjehen, atëherë mënyra e vetme për të qenë empatik është të marrësh kohën që duhet për të mësuar. Për të shkëmbyer përvoja edhe nëse ato përvoja janë të ndryshme. Kjo është mënyra e vetme për të vendosur gjithçka në kontekstin e duhur.

Ngadalësoni. Mos thoni vetëm se e kuptoni çfarë po ndjen personi tjetër. Tregoni se çfarë në të vërtetë keni kuptuar në mënyrë që të tjerët ta dinë se ku mund t’ju takojnë. Atëherë, dhe vetëm atëherë, do ta keni mundësinë të bashkoheni vërtet dhe të formoni një lidhje ngushëlluese dhe inkurajuese.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0