4 Mënyra se si të shkëlqeni në një intervistë pune - Business Magazine Albania

4 Mënyra se si të shkëlqeni në një intervistë pune


Jepini intervistuesit tuaj një shtrëngim duarsh të fortë. Bëni kontakt me sy. Përgjigjuni secilës pyetje në mënyrë të qartë e të përmbledhur. Bëni pyetje intervistuesit në fund.

Përcillni këto katër mesazhe në intervistën tuaj të radhës dhe të jeni të sigurt se do të arrini sukses.

  1. Ju keni qenë të pazëvendësueshëm në punët e mëparshme

Menaxherët duan të punësojnë njerëz që njihen për korrektësinë e tyre në punë. Logjika këtu është se nëse keni qenë të suksesshëm në punët tjera, atëherë ka të ngjarë që të jeni të suksesshëm edhe në këtë rast. Në të vërtetë, asgjë nuk i rrit shanset tuaja për punësim më shumë sesa një profil i arritjes së rezultateve të mira në punët e kaluara.

Pra, detyra juaj e parë në intervistë është të përshkruani se sa të domosdoshëm keni qenë në punën tuaj të mëparshme. Por, mos u tregoni arrogantë duke e zmadhuar jashtë mase kontributin tuaj. Ju duhet t’i jepni intervistuesit shembuj specifikë për punën që keni bërë.

  1. Do të jeni i mrekullueshëm në punën e re

Fatkeqësisht, nëse jeni treguar të suksesshëm në një vend pune nuk do të thotë se ky fakt do t’ju garantojë suksesin edhe në një punë tjetër — dhe për ta bindur intervistuesin se do të tregoheni mbresëlënës në punën e re, ju duhet të shpjegoni se si mund t’i shfrytëzoni aftësitë tuaja për të ndihmuar kompaninë. Në veçanti, ju dëshironi të shfrytëzoni ato aftësi që adresojnë në mënyrë specifike problemet me të cilat përballet menaxheri i punësimit.

Për të kuptuar këtë çështje, bëni hulumtim përpara intervistës. Gjithashtu, dëgjoni me vëmendje se çfarë po pyet intervistuesi – shpesh, ai /ajo do të bëjë pyetjet kryesore ose do të tregojë për sfidat me të cilat janë përballur punonjësit e tjerë.

Për shembull, le të themi që intervistuesi pyet: «Në kemi afate të vështira dhe projektet tona duhet t’i përfundojmë në një kohë të shkurtër. A mund të punoni nën presion?”

Mos thoni vetëm po – jepni një përgjigje më bindëse, si: “Absolutisht. Në punën time të fundit, shpeshherë kemi pasur afate të shkurtra. Unë jam treguar i shkëlqyeshëm në menaxhimin e këtyre situatave sepse komunikoja në mënyrë të vazhdueshme me ekipin dhe i kam përdorur aftësitë e mia organizative për të qëndruar në krye të çdo operacioni”. Pastaj, jepni një shembull specifik.

  1. Ju jeni personi i duhur për këtë punë

Kompanitë duan të punësojnë punonjësit më të kualifikuar bazuar në përvojën dhe aftësitë, por le të jemi të sinqertë: Shpesh një faktor i madh është fuqia e personalitetit.

Menaxherët kryesisht nuk punësojnë njerëz të cilët nuk i pëlqejnë personalisht Sigurisht, ata shpesh thonë se: “Ajo është e zgjuar, por unë thjesht nuk mendoj se është kandidatja e duhur për këtë punë.” Por e vërteta është se menaxherët nuk do t’ju punësojnë nëse nuk i keni pëlqyer si person.

Kështu që, për të fituar vendin e punës, ju duhet të formoni një lidhje me intervistuesin. Unë nuk po sugjeroj që të bëni shaka ose të bëheni shokë — por duhet të dukeni të sigurt në vetvete dhe të silleni sikur tashmë e keni fituar vendin e punës, përmes kontaktit me sy, dëgjimit aktiv, duke buzëqeshur dhe duke shmangur të qeshurat nervoze. Unë e quaj këtë “formalitet i qetë”.

Jeni duke bërë një intervistë, prandaj mos u çlironi shumë, por përpiquni të jeni vetvetja dhe të bëni një bisedë të natyrshme.

  1. Ju me të vërtetë e doni këtë vend pune

Nuk mjafton vetëm që të jeni në gjendje ta kryeni punën- ju duhet ta doni vendin e punës. Drejtuesit e punësimit janë në kërkim të punonjësve që me të vërtetë duan të bëhen pjesë e ekipit për termin afatgjatë.

Pra, duhet të tregoni entuziazëm për vendin e punës. Jo entuziazmin e një tifozi të futbollit, por llojin e entuziazmit që vjen nga të kuptuarit e vendit të punës, se si mund të kontribuoni në këtë kompani duke u bazuar në përvojat tuaja të mëparshme, dhe çfarë sfida të reja ju ofron ky pozicion për rritje dhe zhvillim në karrierë.

TheMuse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0