Hapet thirrja nga COSME për mbështetjen e zhvillimit të NVM-ve të turizmit - Business Magazine Albania

Hapet thirrja nga COSME për mbështetjen e zhvillimit të NVM-ve të turizmit


Qëllimi i përgjithshëm i kësaj thirrjeje është të forcojë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe kapacitetin e NVM-ve të turizmit përmes bashkëpunimit ndërkombëtar dhe transferimit të njohurive.

Thirrja synon:

  • përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkufitar për të mundësuar rritjen e qëndrueshme të NVM-ve të turizmit.
  • nxitjen e kapaciteteve dhe aftësive të NVM-ve për të eksploruar dhe për të ofruar zgjidhje, të cilat do të përmirësojnë menaxhimin e tyre të qëndrueshëm dhe qëndrueshmërinë e turizmit në përgjithësi.
  • nxitjen e zgjidhjeve inovative për turizëm të qëndrueshëm përmes bashkëpunimit ndërsektorial.

Objektivi specifik i thirrjes është të zhvillojë dhe të krijojë skema mbështetje ndërkombëtare dhe ndër-sektoriale, për të krijuar kapacitete për rritje të qëndrueshme të NVM-ve në sektorin e turizmit.

Llojet e veprimtarive

Një konsorcium / rrjet ndërkombëtar i palëve të interesuara publike dhe private (përfshirë inkubatorët e biznesit, përshpejtuesit dhe organizatat që i mbështesin bizneset që ofrojnë mbështetje për NVM-të dhe startup-et në bashkëpunim me ofruesit e zgjidhjeve të qëndrueshme, qendrat e riciklimit, qendrat e edukimit mjedisor, shoqatat e ekonomisë sociale, shoqatat profesionale) do të veprojnë si një ndërmjetës, duke organizuar aktivitete specifike për NVM-të e turizmit në vende të ndryshme.

Konsorciumi do të organizojë dhe do të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për kompanitë, me synim ndërtimin e kapaciteteve të tyre për të zhvilluar dhe zbatuar standarde / modele / strategji të qëndrueshme dhe qarkore në shërbimet dhe operacionet e tyre, por gjithashtu do të lehtësojë bashkëpunimin ndërkufitar / ndërkombëtar për të nxitur shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të mira në rritjen e qëndrueshmërisë së turizmit.

Kriteret për pranimin e aplikantëve

Aplikantët duhet të jenë plotësisht ose pjesërisht organizata publike ose private; organizatat private duhet të krijohen dhe regjistrohen sipas ligjit kombëtar.

Aplikantët duhet të jenë persona juridikë që formojnë një konsorcium. Më poshtë është një listë e llojeve të personave legalë që mund të aplikojnë:

  • organizatat jofitimprurëse (private ose publike)
  • organizatat joqeveritare
  • autoritetet publike dhe rrjetet ose shoqatat e tyre në nivel europian, ndërkombëtar, kombëtar, rajonal dhe lokal, ose organizata që veprojnë në emër të një autoriteti publik, përgjegjës ose aktiv në fushat e turizmit, marrëdhënieve ekonomike, industrisë, mbështetjes së bizneseve ose në fusha të ngjashme
  • organizatat ndërkombëtare
  • njësi private dhe profitabile duke përfshirë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NVM) aktive në turizëm dhe mbështetje të bizneseve
  • dhomat e tregtisë dhe industrisë
  • institucione arsimore, përfshirë universitete dhe qendra kërkimore aktive në turizëm dhe mbështetje të biznesit

Konsorciumet e pranueshme

Konsorciumi duhet të mbledhë së paku 5, maksimumi 10 anëtarë / partnerë – persona të ndryshëm juridikë.

Çdo konsorcium do të mbështesë drejtpërdrejt – përfshirë mbështetjen financiare – një minimum prej 60 NVM të turizmit.

Të paktën një partner në konsorcium duhet të jetë organizatë mbështetëse e bizneseve. Ekipi gjithashtu duhet të përfshijë një menaxher të projektit dhe të paktën një ekspert të turizmit.

Dorëzimi i Propozimeve

Afati i fundit për dorëzimin elektronik të propozimeve është data 24 Tetor 2019, ora 17:00 (ora e Brukselit).

Linku për dorëzimin e propozimeve është në dispozicion në Portalin e Financimit dhe Tenderëve. Ju duhet t’i referoheni Udhëzuesit për Aplikantë përpara se të filloni dorëzimin elektronik.

Pyetje / Përgjigje

Aplikantët potencialë duhet të adresojnë pyetjet në lidhje me përmbajtjen e kësaj thirrjeje përmes postës elektronike në EASME-COSME-TOUR-COOP@ec.europa.eu.

Vetëm pyetjet e dërguara në këtë kuti postare do të marrin përgjigje. Përgjigjet do të publikohen vetëm në mënyrë periodike dhe brenda një periudhe kohe të arsyeshme në www.ec.europa.eu. Pyetjet e fundit që do të marrin përgjigje janë ato të cilat do të dërgohen të paktën 7 ditë para datës së mbylljes së kësaj thirrjeje.

Për më shumë detaje, ju lutem vizitoni: www.ec.europa.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0