Nëse doni të bëheni të suksesshëm duhet t'i pranoni këto 3 fakte të vështira - Business Magazine Albania

Nëse doni të bëheni të suksesshëm duhet t’i pranoni këto 3 fakte të vështira


Nga Wanda Thibodeaux, shkrimtare

Ende nuk kam takuar dikë që nuk dëshiron të bëhet i suksesshëm. Por për të përmbushur atë qëllim, ju duhet të keni mentalitetin e duhur.

Scott Moody, CEO dhe themelues i K4Connect, ka përjetuar përvoja si trajtimi i tumorit në tru, vdekje në familje dhe udhëtime për në Ruandë, që e kanë lejuar atë të ndajë të vërtetat nga marrëzitë. Ai tregon për tre mitet e para që gjithnjë i pengojnë njerëzit e talentuar të arrijnë sukses.

  1. Ideja e ekuilibrit mes punës dhe jetës është diçka të cilës duhet t’i kushtojmë shumë rëndësi.

“Faktikisht, nëse me të vërtetë dëshironi të fitoni një ngritje në detyrë, ose të filloni kompaninë tuaj, do t’ju nevojitet shumë punë.

Moody thotë se jeta nuk përbëhet vetëm nga dy gjëra (punë dhe pjesa tjetër e jetës suaj). Në të vërtetë është gjithashtu një kombinim i religjionit, miqve dhe gjërave që pëlqejmë t’i bëjmë- hobby-t.

“Pra, e gjitha është çështje e përcaktimit të prioriteteve. Në të 20-tat, kur gjërat me të vërtetë po shkonin mirë në karrierën time, gjyshja e gruas time vdiq, [dhe …] sytë e mi u hapën kur hyra në atë kishë – ishte e mbushur. […] Atëherë e kuptova se prioritetet e mia ishin të gabuara. Fundjavën tjetër bisedova me gruan time për të bërë fëmijë …

Lexo: Si të jesh i suksesshëm në jetë? Këshilla nga njerëzit më të suksesshëm

  1. Dështimi është një fakt i jetës.

Unë vërtet nuk besoj në dështim. Sigurisht, idetë dështojnë, produktet dështojnë, kompanitë dështojnë, Por ju dështoni vetëm nëse hiqni dorë. Përndryshe, është thjesht një përvojë”.

Me fjalë të tjera, vetëm shqetësohuni për të bërë më të mirën e mundshme dhe jini të vetëdijshëm për çdo gjë që ju sjell çdo moment, duke mësuar në mënyrë objektive për veten dhe botën në çdo hap. Rezultati përfundimtar mund të mos jetë ai që e prisnit ose e dëshironit, por do të keni akoma më shumë informacion dhe pjekuri për të drejtuar vendimet e ardhshme. Kjo është gjithmonë një fitore.

  1. Ngritja në detyrë është për të gjithë.

“Unë po ju them, nëse doni të ngjisni shkallët e korporatës ose nëse doni të filloni një kompani, do t’ju duhet të punoni shumë, pavarësisht sa i zgjuar jeni (ose që ka më shumë mundësi, mendoni se jeni), “thotë Moody. “Merrni shembull Lebron James ose Tom Brady, dy njerëz që janë të talentuar nga natyra, por me të vërtetë mendoni se ata i fituan gjithë atë sukses pa punuar vërtet shumë? E kam fjalën, me të vërtetë shumë. Por ajo botë nuk është për të gjithë, dhe ju nuk duhet të bëni të kushtoni vëmendje se çfarë po bëjnë të tjerët ose po të thonë se duhet të bësh.

“Unë kam njohur njerëz që kanë pasur vetëm një punë të thjeshtë në mënyrë që ata të mund të financonin gjëra të tjera në jetën e tyre – nga rritja e kuajve deri te kujdesi për një të dashur, për të kaluar më shumë kohë me miqtë dhe familjen. Ata janë të lumtur, por dua të theksoj se më të lumturit janë vetëm ata që e duan punën e tyre. Kjo nuk do të thotë që ata duan të bëhen presidentë apo edhe menaxherë, por nuk kanë frikë të shkojnë në punë çdo ditë dhe nuk e shikojnë orën çdo minutë deri sa të bëhet 4 e pasdites për të përfunduar orarin e punës”.

Kështu që ndërsa duhet të përpiqeni të gjeni punën që ju pëlqen, titujt nuk simbolizojnë domosdoshmërisht suksesin. Sukses është të jesh në gjendje ta mbarosh ditën i lumtur me veten dhe situatën tënde.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0