Gjermania drejt investimeve publike me taksat e milionerëve - Business Magazine Albania

Gjermania drejt investimeve publike me taksat e milionerëve


Gjermania planifikon të taksojë multimilionerët. Në bashkëqeverisje, socialistë e  demokratë po kërkojnë të vendoset një taksë pasurie për multimilionerët dhe miliarderët.

Sipas përfaqësuesve të parlamentit objektivi është që të ardhurat shtesë të shkojnë për investime publike.

Thorsten Schaefer-Guembel tha në një dalje publike se, komiteti ekzekutiv i partisë SPD ka miratuar propozimin për një taksë pasurie 1% për asete si prona, pasuritë e paluajtshme, aksionet e kompanisë dhe paratë cash.

Taksa e pasurisë e kundërshtuar nga Angela Merkel synon të zbatohet tek qytetarët gjermanë me pasuri mbi 2 milionë euro.

Në një vit një taksë e tillë synon të sigurojë 10 miliardë euro. Si në shumë shtete të tjera, edhe në Gjermani, pasuria private është e përqëndruar në një pjesë shumë të vogël të popullsisë. Sipas të dhënave zyrtare të vendit, një e katërta e aseteve totale neto, u përket vetëm 1 % të familjeve më të pasura në Gjermani.

Lexo: 10 kategoritë që nuk do të paguajnë taksën e shtëpisë

Kjo është një politike që do t’i vlente edhe vendit tonë, pasi të dhënat zyrtare flasin për një përqëndrim të pasurisë në vetëm pak familje. Ndërkohë, në vend taksat janë fokusuar tek personat e familjet me të ardhura mesatare dhe pjesa më e madhe e objekteve publike po ndërtohen me koncesione në formën e Partneritetit Publik-Privat. Praktikisht, investime që do të paguhen në të ardhmen nga ne dhe fëmijët tanë.

Euronews

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0