4 Gjërat që duhet të bëni para se të punësoni punonjësin tuaj të parë

4 Gjërat që duhet të bëni para se të punësoni punonjësin tuaj të parë


Kur je një sipërmarrës ose themelues startup-i, rekrutimi i punonjësit të parë është hap shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit tënd. Ata do të të përfaqësojnë dhe do luajnë një rol të madh në mënyrën si do rritet biznesi yt. Prandaj dhe duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të gjetur personin e duhur.

Këtu janë katër gjëra, që duhet të bëni para se të punësoni punonjësin tuaj të parë:

Bëni  inventarin e biznesit dhe detyrave tuaja
Kuptoni cilat detyra po plotësoni, në mënyrë që të kuptoni më mirë se për çfarë ka më shumë nevojë biznesi juaj.  Kaloni një deri dy javë duke kuptuar veprimet që do të kryeni çdo ditë dhe sa kohë do të marrin ata. Pastaj, uluni dhe mbani para një filxan kafeje, dhe filloni të mendoni për këto katër kategori: kompetenca, paaftësia, zgjidhja e problemeve dhe të ecurit përpara. Kur detyrat mund të plotësohen nga dikush tjetër, atëherë ju jeni i lirë të përqëndroheni në projekte më të avancuara dhe strategji për zgjidhjen e problemeve. Është koha që ju të ndërtoni një të ardhme më të mirë për biznesin tuaj.

Kuptoni implikimin financiar të punonjësve
Sigurohuni që sipërmarrja juaj e biznesit të jetë vazhdimisht fitimprurëse, para se të punësoni të tjerët. Sapo të filloni të përfitoni dhe të ndjeni pikën e kthimit të aftësive tuaja personale, punësoni dikë që të marrë përsipër detyrat e përditshme. Pasi të keni “goditur” pikën e kthimit të përfitimit, merrni më shpejt situatën në dorë, pasi nuk doni të përfundoni në një situatë ku vazhdimisht po bëni gjëra të gabuara në vend që të përgatiteni për një të ardhme të sigurt. Themeluesit mund të bëhen papritmas një bllok i madh për biznesin e tyre pa hyrë në punësim. Punësimi i dikujt ju jep lirinë për të patur disa orë më tepër për veten tuaj dhe për t’u përqëndruar në planifikimin strategjik, për t’u rritur dhe përqëndruar në qëndrueshmërinë e biznesit tuaj. Puna juaj si një themelues i ri, është të rritet biznesi, që ai të bëhet fitimprurës dhe të lulëzojë.

Lexo: Ja çfarë të shkruani në shënimin falenderues, pas një interviste pune

Krijo një proces në bord
Kur ju punësoni dikë, kryesorja është që ata të japin produktivitet sa më shpejt që të jetë e mundur. Mënyra më e mirë për t’a bërë këtë është krijimi i trajnimeve, dokumentacionit ose videove që përshkruajnë se si të futen në rol për të dhënë produktivitet. Këto janë pasuri që ju mund të përdorni për trajnimin e ardhshëm, prandaj investoni në to! Herën tjetër do t’ju duhet që të kompletoni një faturë ose të përmbushni kërkesat e klientit. Për këtë ju nevojitet të bëni një video me një përshkrim se si t’a bëni këtë. Ju duhet t’a modernizoni procesin dhe të siguroheni që ju nuk duhet t’a përfundoni vetë këtë detyrë të thjeshtë. Bëni këtë për çdo gjë që është e përsëritshme dhe konstante. Kaloni këto veprime tek punonjësi juaj i ri.

Siguroni sukses për klientët tuaj
Punonjësi i parë që punësoni, duhet të jetë dikush që siguron zgjerimin e të ardhurave tuaja. Përcaktoni se çfarë do të sistemojë procesin tuaj dhe çfarë i bën klientët të ndjehen mirë nën kujdesin e punonjësit tuaj të parë. Mësimi i dikujt se si të kujdeset për konsumatorët, është mënyra absolute më e mirë për t’i bërë klientët të ndihen të përkushtuar. Bazohuni tek performanca e tij, për të ardhurat që do i jepni atij. Nëse keni arritur një pikë ku punësimi i punonjësve është një nevojë e vërtetë, atëherë është koha për t’u përgatitur financiarisht, emocionalisht dhe strategjikisht për këtë fazë tjetër në biznes. Të marrësh në punë personin e duhur, në kohën e duhur do të thotë që je një hap larg suksesit.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0