Si të kemi një pozicion strategjik në treg - Business Magazine Albania

Si të kemi një pozicion strategjik në treg


Amantia Kullolli

Pozicionimi është një pjesë e rëndësishme e procesit të marketingut strategjik. Për të krijuar një pozicion për një produkt ose shërbim, ekspertët e pozicionimit Al Ries dhe Jack Trout sugjerojnë se marketuesit duhet të konsiderojnë gjashtë pyetje themelore:

  • Cili është pozicioni që kemi aktualisht?
  • Cili është pozicioni që dëshirojmë të kemi?
  • Nga cilët konkurrentë duhet ta fitojmë këtë pozicion?
  • A kemi para për ta bërë këtë punë?
  • A kemi këmbëngulje për të qëndruar?
  • A përputhet me të strategjia jonë krijuese?

Pasi këto pyetje të marrin një përgjigje, ne duhet të zhvillojmë një platformë pozicionimi:

  1. Identifikoni konkurentët:

Identifikimi i konkurentëve kërkon një mendim të gjerë duke marrë parasysh të gjithë konkurentët e mundshëm. Konkurentët mund të jenë nga fusha të tjera të produkteve. Identifikimi dhe vlerësimi i tyre të çon në vendime, për t’u plotësuar klientëve atë shërbim që ata nuk e kanë.

  1. Vlerësoni perceptimet e tyre:

Pasi përcaktohen konkurrentët, duhet të vendoset se si ata perceptohen nga konsumatorët. Hulumtimi i tregut përdoret për të vlerësuar se cilat atribute janë të rëndësishme në proçesin e vendimarrjes. Ju duhet të analizoni sesi shikohen konkurrentët tuaj në syrin e klientëve.

  1. Përcaktoni pozicionimet e tyre:

Cilat janë pozicionet e konkurentëve tanë, si dhe cilat janë pozicionet tona në treg aktualisht? Kjo bëhet në lidhje me atributet e rëndësishme të produktit apo shërbimit. Duke krahasuar atributet e shërbimit ose produktit tuaj ju përcaktoni edhe pozicionin që keni në treg dhe konkurentët tuaj.

  1. Analizoni preferencat e konsumatorit:

Cilat janë motivet e blerjes së konsumatorëve dhe cilat atribute janë të rëndësishme për ta? Përcaktimi i markës ose produktit ideal të konsumatorit është një mënyrë për të vlerësuar këtë. Pse konsumatori dëshiron të blejë? Për të përmbushur një nevojë, është përgjigjia e saktë e kësaj pyetje. Ju duhet të zbuloni preferencat e tyre për të sjellë tek ata produktin ideal dhe ata t’ju zgjedhi ju.

  1. Merrni vendimin e pozicionimit:

Kalimi nëpër katër hapat e parë duhet të çojë në një vendim në lidhje me pozicionin për të marrë në treg. Analizimi i atyre katër hapave të çon drejt pozicionit që do marrësh në treg.

  1. Monitoroni pozicionimin:

Duhet vlerësuar se sa mirë po ruhet pozicioni në treg. Ju analizoni gjendjen tuaj para dhe pas bërjes së këtyre hapave. Monitorimi është shumë i rëndësishëm pasi do të shikoni ku ishit dhe ku gjendeni aktualisht.

Në marrjen e një vendimi përfundimtar në lidhje me pozicionimin, marketerët duhet të bëjnë disa gjykime subjektive. Këto janë pyetjet që një marketer duhet t’u përgjigjet përpara se të merret një vendim përfundimtar:

  • A po funksionon strategjia aktuale e pozicionimit?
  • A është e përshtatshme strategjia e segmentimit?
  • A ka burime të mjaftueshme për të komunikuar pozicionimin?
  • Sa e fortë është konkurenca?

Këto janë pyetjet përfundimtare që ju duhet të bëni pasi keni realizuar gjithçka në lidhje me zhvillimin e një plani strategjik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0