Kanadaja ishte vendi i parë me të cilin Instagram filloi testimin. Pëlqimet, të cilat shfaqen si zemra në Instagram, shpesh përdoren si një vlerësim i popullaritetit.
Testi heq numrin e përgjithshëm të pëlqimeve në foto dhe video, por pronari i profilit të tij do të jetë në gjendje t’i shohë ato. Liket nuk do të shfaqen në foto siç jemi mësuar t’i shohim.
“Ne po e testojmë këtë sepse duam që ndjekësit tuaj të përqëndrohen në fotot dhe videot që ju ndani me ta, dhe jo tek numri i likeve që ju merrni”,- tha një zëdhënës i Instagram.
Për disa përdorues, mungesa e pëlqimeve të mjaftueshme mund të ndikojë në vetëvlerësimin e tyre. Sipas një raporti të fundit nga Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik në Mbretërinë e Bashkuar, Instagram është aplikacioni më i dëmshëm i rrjeteve sociale për shëndetin mendor të të rinjve.
Testi nuk adreson disa nga faktorët e tjerë që mund të ndikojnë në mirëqenien e përdoruesve në Instagram, duke përfshirë ngacmimin, ose të menduarit se jeta e dikujt tjetër është më e mrë se e tyre.
“Ndikimi më i madh i Instagram-it është përmbajtja”,- tha Renee Engeln, një profesor i psikologjisë në Universitetin Northwestern. “Ekspozimi ndaj kësaj rryme të vazhdueshme të fotografive të përsosura, është ajo që duket se shkakton dëme psikologjike.”
Instagram bëri gjithashtu një lëvizje kohëve të fundit për të trajtuar ngacmimet që ndodhin brenda platformës. Më parë Instagrami njoftoi një mjet të ri që përdor inteligjencën artificiale, për t’i treguar përdoruesve kur një koment mund të konsiderohet abuzues para se të postohet.
Përveç kësaj, Instagram po shton një mënyrë “kufizimi” që synon luftimin e abuzuesve. Kur e kufizoni një përdorues tjetër, komentet në postimet tuaja nga ai person janë të dukshme vetëm për ta, dhe jo për njerëzit e tjerë. Përdoruesit e kufizuar gjithashtu nuk do të jenë në gjendje të shohin nëse ai person është aktiv në Instagram ose nëse i kanë lexuar mesazhet e tyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.